Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ka folur për zjarrin që është parë ditën e djeshme në Bashkinë e Tiranës dhe për kamionin me dosje që u ngarkua paraditen e sotme.
Alimehmeti tha se bashkia e kryeqytetit është në vdekje klinike dhe po mendojnë si të zhdukin prvat e vjedhjeve që kanë bërë. Mjeku Alimehmeti tha se prova më e madhe e vjedhjeveve të bërë nga Veliaj dhe vartësit e tij është inceneratori inekzistent i Tiranës.
Alimehmeti hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt për korrupsion dhe fshehje të pasurive, duke i ftuar qytetarët të dalin dhe të votojnë për ndryshim.
Ai gjithashtu përmendi situatën e vështirë të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ata janë në një “vdekje klinike”, të kapur nga frika dhe paniku. Për Alimehmetin, ky është momenti për qytetarët të veprojnë dhe të ndryshojnë kursin e politikës vendore.
“Besoj është e qartë në sytë e të gjithëve pse zoti Rama bën këtë ndryshim kursi.
Është e qartë që e konsideronte drejtësinë nën hyqmin e tij deri diku në janar të këtij viti e tash kjo dorë që duket sikur e kontrollon, i është kthyer në një situatë kundër, sepse kanë ndryshuar disa gjëra të tjera përtej oqeanit shumë qartë. Tani na del dhe shtet i përsekutuar ky.
Jo jo, nuk ka ndryshuar, është ai i cili tani është në rrezik, ai i di zullumet e tij dhe po dalin nën dritën e syve të të gjithëve. Gjithkush është i aftë ta kuptojë, madje unë ndonjëherë i adresohem direkt njerëzve dhe u them: Po ju, si mendoni, ka vjedhur ndopak ky?
Pra ti lëmë çështjet, jo pika, jo neni… Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë vjedhur ndonjëherë këto bashkë në këto vite? Dhe kanë fshehur? Ja, ta mendojnë vetë njerëzit dhe me këtë ndjesi në zemër unë i ftoj të shkojnë të votojnë më 11 maj.
Kjo është para, e dyta, vumë re një tym të zi që del nga bashkia e Tiranës. Po me gjithë ato të zeza që kanë bërë aty brenda, çfarë ngjyre do të kishte ai tymi tjetër? Tym i zi do ishte…
Patjetër, janë në një emergjencë, ata janë në një panik, unë e kam thënë prej mbi një viti që bashkia e Tiranës është në një vdekje klinike, ata nuk mendojnë më gjë tjetër përveçse si të ruajnë veten e tyre, si të ruajnë çfarë kanë bërë dhe si t’i zhdukin këto lloj provash.
Ka mbi një vit që ne e diskutojmë shumë qartë këtë. Mbi një vit do të thotë saktësisht që kur u arrestua Taulant Tushe, besoj e mbani mend në fillim, në fillim të dhjetorit 2023. Dhe përgjatë gjithë kësaj kohe me skandale një pas tjetrit, me 5D e me radhë, ata këtë e kanë pasur hall kryesor, dhe firmat ndaleshin, njerëzit kanë frikë të firmosin, kanë frikë t’i shkojnë përpara disa letra e me radhë, me përjashtim të disa kamikazëve që vazhdojnë vjedhjen haptas”, tha ai.
Discussion about this post