GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kamp emigrantësh, Rama: Favorin ia bëjmë vetëm Italisë, marrëveshja do shkojë në Kuvend

21:29 - 14/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita italiane mbi marrëveshjen Meloni-Rama: Do jetë katastrofike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se diskutimet lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Romës mes tij dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për kampin e refugjatëve në Shëngjin, panë nisur përpara se ajo të zhvillonte disa ditë pushime në jugun e Shqipërisë, si e ftuar e Kreut të Qeverisë shqiptare.
Në emisionin “Repolitix”, Rama mohoi se kemi të bëjmë me favor personal ndaj kryeministres Meloni.

Gjithsesi Rama pohoi se marrëveshja do të shkojë në Parlament për tu ratifikuar.

“Do ta çojmë marrëveshjen në Parlament. Pala italiane donte të nisnim me këtë marrëveshje ndërqeveritare. Ne ua kemi bërë të qartë se do ta bëjmë këtë marrëveshje dhe do ia drejtojmë Parlamentit.

Zhurmat janë pjesë e jetës. Nuk janë zhurmat që drejtojnë vendimmarrjen e një qeverie. Nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik. Italia është e vetmja që mund ta ketë një favor të tillë në Shqipëri. Është edhe gjeografia shumë e rëndësishme, jemi fqinj me Italinë, na ndan një det, por mund të ishim rajon i Italisë në kuptimin gjeografik. Një marrëdhënie e tillë dhe një marrëveshje e tillë me vende që janë shumë larg nesh, nuk bën sens”, tha Rama.

Në këtë mënyrë duket se Kryeministri, të paktën me deklarata, i ka mbyllur shtigjet se në Shqipëri mund të strehohen emigrantë të paligjshëm nga vende të tjera. Pas marrëveshjes mes tij dhe Melonit, vendi i parë që ka reaguar ishte Gjermania, e cila po përballet me flukset e emigrantëve të paligjshëm, aq sa po e detyron Qeverinë e kancelarit Scholz që të forcojë ligjet kundër azilkërkuesve.

Pyetje: Duket se çështja e ka zanafillën nga vizita e Melonit në Vlorë? A ka qenë ajo që ka insistuar? Si nisi marrëveshja?

Rama: Është më larg se kaq. Ka nisur në një nga takimet e para që kemi pasur. Ajo më ka shpjeguar cili është qëndrimi i saj për këtë temë dhe nëse ne do të ishim të disponueshëm të diskutonim mbi mundësinë e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, për ta adresuar këtë çështje. i kam thënë se kemi pasur kërkesa të tjera nga vende të tjera Evropiane dhe kemi qenë të mbyllur. Por kur Italia kërkon diçka ne jemi ndryshe, e diskutojmë. Kur erdhi për pushime kemi diskutuar për shumë tema dhe një prej tyre ka qenë kjo. i thashë të ngremë një grup të përbashkët. i thashë që Shqipëria nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e këtij problemi por mund të ndihmojmë. Ama duhet një qartësi në ndarjen e përgjegjësive dhe të së drejtës së përbashkët. Kemi ngritur nga ekip të përbashkët të fushave të ndryshme nga siguria te e drjeta europiane. Kemi pasur shkëmbim të drafteve dhe pastaj në fund kemi rënë dakord për tekstin e marrëveshjes dhe e kemi formos. Pasi e kemi miratuar në qeveri do ta çojmë në parlament.

Etiketa: emigrantetMeloniRama

Lajme të lidhura

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna
Aktualitet

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna

11:05 - 02/02/26
“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit
Aktualitet

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit

10:52 - 02/02/26
Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim
Aktualitet

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26
Para
Tërmeti shkund Italinë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti shkund Italinë, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna
Aktualitet

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna

11:05 - 02/02/26

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit të Lorena Goxhobellit, për transferimin e strukturës drejt Tiranës....

Lexo më shumë
“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit

10:52 - 02/02/26
Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com