GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampe refugjatësh në Shqipëri, Scholz: Do e mbikqyrim me vëmendje modelin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Qëndrime të ndara, si po shikohet në Gjermani marrëveshja Rama-Meloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman Olaf Scholz është treguar i kujdesshëm në komentet lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Romë mes Kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni, e cila i hap rrugën ngritjes së kampit të refugjatëve në Shëngjin, ku do të strehohen emigrantët e paligjshëm që do të kapen në brigjet italiane.

“Është emigracioni ilegal, që duhet të reduktohet dhe për këtë do të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian”, tha Scholz, duke e konsideruar si një çështje kompetencash që u përkasin qeverive italiane dhe shqiptare.

“Besoj se duhet të kemi parasysh se Shqipëria do të jetë së shpejti vend anëtar i BE-së, ndaj dhe po flasim se si të zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet në familjen evropiane”, ka deklaruar Scholz.

Sa i përket ecurisë së modelit italo-shqiptar, kancelari ka theksuar se Gjermania do ta ndjekë atë me vëmendje.

“Do ta mbikëqyrim me vëmendje. Ajo që ka rëndësi është ngritja e një mekanizmi solidariteti në BE dhe jo të përpiqemi t’i fitojmë sfidat të vetëm”, ka thënë Scholz nga Malaga, ku mori pjesë në samitin e Partisë Socialiste Evropiane.

Sipas tij, ky është aspekti pozitiv i reformës së sistemit të përbashkët evropian të azilit, që aktualisht po diskutohet nga Parlamenti Evropian dhe që parashikohet të aprovohet përpara fundit të kësaj legjislature.

“Gjermania ka një qëndrim shumë të qartë. Nga njëra anë duhet të reduktojmë flukset ilegale të emigracionit dhe nga ana tjetër kemi nevojë për një emigracion të ligjshëm talentesh dhe krahu pune për të rritur ekonominë tonë dhe për të mbrojtur sistemet tona të sigurisë sociale”, ka shtuar Scholz.

Etiketa: kampe refugjateshKancelari gjermanScholz

Lajme të lidhura

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Para
Shqiptarët dhe serbët përleshen në Austri, kërcet arma

I kërkuar për vjedhje, kapet pas 4 vitesh skifteri shqiptar. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com