GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e emigrantëve në Shëngjin, Lleshaj: Dështim, nuk është ide e Ramës apo Melonit

20:21 - 09/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sandër Lleshaj, ish-ministër i Brendshëm në qeverinë Rama dhe ish-këshilltar i këtij të fundit, e konsideron si të dështuar marrëveshjen e firmosur nga Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, për strehimin e emigrantëve.

I ftuar në studion e A2cnn, Lleshaj tha se kjo është një marrëveshje e jashtëligjshme, e që nuk do të sjellë një zgjidhje të problemit në thelb.

“Italisë nuk i mungon vendi, pse kërkon ta bëjë jashtë vendit të saj? Nisma nuk qëndron në asnjë gërmë të saj, është krejtësisht e dështuar pa lindur”, tha Lleshaj.

Ish-ministri e sheh më shumë si një dështim të kryeministres Italiane, Giorgia Meloni, e cila ka ardhur në pushtet me premtimin se do të ndalonte fluksin e emigrantëve dhe jo vetëm që nuk bëri këtë, por gjatë qeverisjes së saj është dyfishuar.

“Jo Shëngjini, por e gjithë Shqipëria të kthehet në kamp pritjeje nuk është zgjidhje, për shkak se problemi është më i madh, Meloni është në krizë, që ka thënë do të zgjerojë emigracionin dhe tani është bërë një dyfishim të madh, nuk shquhet për diçka tjetër, ka një CV as cerek faqe. Ka ardhur me premtimin se do zgjidhë emigracionit, por tani e ka dyfishuar. Është një zgjidhje marketing, imazh se reale. Nuk mund të zgjidhet kjo”, u shpreh ish-ministri.

Ndërtimi e një kampi jashtë Europës, për Lleshajn, është një projekt që nuk është ideuar nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, por nga persona të tjerë. Fillimisht është menduar Afrika.

“Është hile e vjetër, janë të tjerë që e kanë elaburuar si ide, për të gjetur një zgjidhje jashtë Europës, për një problem tërësisht europian, është menduar që të jenë në Afrikë, disa qendra ku të bëhet atje seleksionimi, dhe kjo kishte një farë sensi dhe pse e diskutueshme. Jemi në kushte kur është bërë e pamundur që të ndërtohen këto qendra aty ku buron emigracioni dhe prandaj është zgjedhur ideja nga Italia që të ndërtohet në Shqipëri”, tha Lleshaj.

Ish-ministri Sandër Lleshaj tha se kjo nismë nuk jep përgjigje për shumë pyetje që lindin. Ai solli një rast hipotetik, siç është vrasja mes 2 emigrantëve, kush do e hetojë apo gjykojë, Shqipëria apo Italia, tha ai. Nga ana tjetër, u ndal edhe në një detaj, te nënshkrimi i dokumentit në këmbë, sipas së cilit u duk si një nxitim nga ana e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

“Protokoll i firmosur në këmbë, Meloni ishte aq me nxitim, saqë dhe në momentin e ceremonisë ishin në këmbë, pa karrige, një detaj i thjeshtë, një dokument i nënshkruar në këmbë, ajo do bëhet marrëveshje pasi të kalojë në parlament, ajo më shumë shtron pikëpyetje, se jep përgjigje.

Çfarë do ndodh nëse një emigrant vret një tjetër, kush do të hetojë, kush do ta gjykojë, ose nëse do dalin, do ikin drejt vendeve të tjera, do na krijohet një problem tjetër me këto vende se do thonë vijnë prej jush”, u shpreh ai.

Etiketa: EmigrantëLleshajmarreveshjeMeloniRama

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Kush është 19-vjeçarja nga Shkupi që po mbahet peng nga Hamasi

Kush është 19-vjeçarja nga Shkupi që po mbahet peng nga Hamasi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com