GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e emigrantëve në Shëngjin, Rama miraton nxitimthi në Qeveri marrëveshjen me Italinë

19:05 - 15/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama-Meloni, ja ç’parashikon marrëveshja për kampet/ Sa është numri i refugjatëve që priten…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme, 10 ditë pas firmosjes në Romë, marrëveshjen për ngritjen e qendrës pritëse për azilkërkuesit nga Afrika në zonën e Gjadrit. Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologos italiane, Giorgia Meloni, parashikon që në qendrën e emigrantëve në Shqipëri të strehohen emigrantët e paligjshëm që do të kapen në brigjet italiane, duke mos përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Tashmë që qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen,e cila ka ndezur debate si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, pritet që ajo të kalojë për miratim në Kuvend, ku mjafton një shumicë e thjeshtë votash.

Opozita e ka kontestuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjes për mungesën e transparencës por dhe sepse pretendon se është në shkelje të Kushtetutës si dhe marrëveshjes ndërkombëtare.

Kryeministri ka deklaruar se kjo është e para dhe e vetmja marrëveshje e kësaj natyre që nënshkruhet me një shtet të BE-së, edhe pse pranon se nuk kanë munguar kërkesat nga vende të tjera.

Marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi për 5 vite me të drejtë rinovimi. Ajo parashikon që gjatë kësaj periudhe emigrantët që do të transportohen nga Italia fillimisht do të regjistrohen në Portin e Shëngjinit dhe më pas do të vendosen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ka një kapacitet deri në 3 mijë vende.

Të gjitha shpenzimet si për transportin ashtu dhe rikostruksionin e godinave por dhe ato për kostot ditore si të azilkërkuesve dhe personelit, që do të punojë brenda qendrës së pritjes, do të mbulohen nga qeveria italiane.

RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: marreveshjeMeloniqeveriaRama

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Izrael-Zvicër, ja rekordi që vendos Granit Xhaka

Izrael-Zvicër, ja rekordi që vendos Granit Xhaka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com