GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e emigrantëve në Shqipëri, reagon Këshilli i Ambasadorëve

14:10 - 15/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampet e emigrantëve në Shqipëri, reagon Këshilli i Ambasadorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e dy kampeve për emigrantë në vendin tonë.

Në një reagim, KASH e cilëson këtë marrëveshje politike, ndërsa sugjeron që të bëhet transparencë dhe çështja të diskutohet në Kuvend.

Reagimi

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për zbarkimin dhe përpunimin e kërkesave për azil të refugjatëve që synojnë Italinë apo vende të tjera të Bashkimit Evropian, ka më tepër karakterin e një dokumenti politik dypalësh, në kuadër të marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona, se sa atë të një dokumenti që bazohet mbi të drejtën ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe, veçanërisht, të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Gjithsesi, KASH do të sugjeronte që kjo marrëveshje, e cila ka ngjallur mjaft interes e debat në opinionin publik, si dhe në funksion të transparencës, do të duhej paraprakisht të shqyrtohej/diskutohej në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. KASH është i prirur të besojë se vlera e këtij veprimi politik dypalësh, midis një vendi anëtar të BE-së, si Italia, dhe një vendi kandidat të BE-së, si Shqipëria, është qëllimmirë, por zbatimi i saj në praktikë, nëse do të ndodhë, duhet të jetë në përputhje të plotë me dokumentet dhe praktikat ndërkombëtare për këto çështje, duke respektuar, në radhë të parë, Deklaratën Universale për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut si dhe Kartën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, por njëkohësisht dhe Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Është e domosdoshme që refugjatëve që do t’i drejtohen territorit të Italisë, që përkon me teritorin e BE-së, tu mbrohet jeta dhe tu krijohen te gjitha kushtet e nevojshme për një trajtim të shpejtë, të barabartë dhe me dinjitet, siç e përcaktojnë dokumentet e rëndësishme dhe normat ndërkombëtare në fuqi.

Etiketa: AmbasadoremigrantKëshill

Lajme të lidhura

“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë
Breaking Views

“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë

19:35 - 23/03/26
“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë
Breaking Views

“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë

19:20 - 23/03/26
Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur
Breaking Views

Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur

19:11 - 23/03/26
Para
Përfundon ekspertiza mjekësore, trupi i Duamenës niset drejt Ganës

Përfundon ekspertiza mjekësore, trupi i Duamenës niset drejt Ganës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news
Botë

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

19:59 - 23/03/26

Trump thotë se Irani ka 'një shans më shumë për paqe', ndërsa Teherani i quan raportet për bisedimet me SHBA-në...

Lexo më shumë
“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë

“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë

19:35 - 23/03/26
Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë

19:29 - 23/03/26
“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë

“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë

19:20 - 23/03/26
Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur

Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur

19:11 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com