GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e refugjatëve në Shqipëri, BE: Rama-Meloni nuk shkelin ligjet tona

20:56 - 15/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet Paketa e Zgjerimit, zbardhen vendimet e KE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Europian i ka hapur dritën jeshile marrëveshjes së firmosur 10 ditë më parë në Romës mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, e cila parashikon ndërtimin e një kapi refugjatësh në Shëngjin, ku do të akomodohen refugjatët e paligjshëm që kapen në brigjet italiane.

Komisionerja për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johansson, u pyet lidhur me shqyrtimin ligjor të memorandumit dhe për vendimin e vitit 2018 të BE-së kundër këtyre marrëveshjeve, pasi në atë kohë Brukseli hodhi poshtë një plan të ngjashëm për transferimin e emigrantëve të zbarkuar për në Shqipëri.

“Sa i përket marrëveshjes aktuale mes Italisë dhe Shqipërisë, mund të them se është ndryshe nga ajo e vitit 2018. Vlerësimi fillestar nga shërbimi ynë ligjor është se nuk shkel ligjet e BE-së”, tha Ylva Johansson, Komisionere e BE për Punët e Brendshme.

Marrëveshja e nënshkruar tashmë e miratuar nga Qeveria shqiptare, pritet të kalohet për miratim edhe në Parlament, ku do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë votash për të vijuar më pas me zbatimin në terren të saj, të paktën nga pala shqiptare.

Por marrëveshja ka shkaktuar polemika si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, edhe pse në vendin tonë, reagimet janë të vakëta, përfshi edhe ato nga opozita. Kjo e fundit përvecc disa kundërshtive në rrjetet sociale apo deklarata publike që e konsideron si në kundështim me ligjet e vendit, nuk ka ndërmarrë asnjë hap më tej, për kundërshtimin e marrëveshjes, që sipas nënshkruesve do të nisë zbatimin në pranverën e 2024.

Në Itali, opozita italiane ka shprehur kundërshti. Opozita atje i ka shkruar kryetarit të dhomës së ulët, Lorenzo Fontana, për të kërkuar që “të respektohen plotësisht prerogativat e Parlamentit”.

Ata thonë se memorandumi për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë jo vetëm që nuk do të ratifikohet nga Parlamenti, siç kërkon kryeministrja Meloni, por as nuk është dërguar në parlament apo senat.

Opozita në letrën e saj ankohet duke nënvizuar se deputetët dhe senatorët kanë ndjekur prej ditësh draftet e shkëmbyer online përmes mesazheve, gjithashtu edhe lajme nga mediat shqiptare lidhur me këtë çështje, pasi nuk janë informuar nga qeveria për detajet.

Etiketa: BEmarreveshjeMeloniRama

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Sulmi me bombë, 26-vjeçarja ruse akuzohet për vrasjen blogerit

Sulmi me bombë, 26-vjeçarja ruse akuzohet për vrasjen blogerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com