GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kampionati i vajzave, Vllaznia synon marshimin drejt titullit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampionati i vajzave, Vllaznia synon marshimin drejt titullit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas pauzës së imponuar nga ndeshja e Kombëtares, këtë fundjavë rikthehet Kampionati Kombëtar i Vajzave me ndeshjet e javës së 13-të që premtojnë duele plot emocione të bukura me kompeticionin që po i drejtohet edhe sprintit final drejt titullit.

Siparin e ngre sfida Konistudio – Teuta që do të luhet të shtunën e 15 prillit në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz e do të fillojë në ora 11:30. Të dyja skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh (15) dhe renditen momentalisht në vendin e 6-të dhe 7-të të klasifikimit.

Në orën 13:00 do të nisin njëkohësisht edhe dy ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave. Vllaznia do të presë Skënderbeun në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës me synimin për të fituar dhe për të vijuar marshimin drejt titullit kampion. Kryesueset e kampionatit kanë 36 pikë pas 12 javësh dhe vijnë në këtë javë me objektivin e qartë për t’u shkëputur nga ndjekësit më të afërt.

Tirana e vendit të dytë do të ketë përballë Partizanin në derbin e kryeqytetit, një nga ndeshjet më të veçanta të kampionatit që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Vajzat bardheblu kërkojnë të mbajnë hapin e kryesueseve, por duhet të bëjë llogaritë me rivalet kryeqytetase në një ndeshje që premton spektakël dhe futboll të bukur.

Takimi i katërt dhe i fundit i të shtunës do jetë Apolonia-Laçi, që starton në 15:00 dhe luhet në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit. Ekipi fierak aktualisht renditet në vendin e tretë me 14 pikë, kurse skuadra kurbinase është pozicionuar ne vendin e 5-të me 16 pikë pas 12 ndeshjesh.

Java e 13-të do të mbyllet me ndeshjen Kukësi-Lushnja, që do të zhvillohet të dielën e 16 prillit, duke filluar nga 13:00 në fushën e Barbullushit në Shkodër.

Ndeshjet e javës së 13-të

Apolonia – KF Laçi                             15.04.2023         ora 15:00

Vllaznia – Skënderbeu                       15.04.2023         ora 15:00

Kukësi – Lushnja                                16.04.2023         ora 13:00

Kinostudio – KF Teuta                       15.04.2023         ora 11:30

Tirana – Partizani                               15.04.2023         ora 13:00

Etiketa: kampionatVajza

Lajme të lidhura

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane
Sport

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26
Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë
Sport

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë

13:36 - 27/10/26
“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet
Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet

12:57 - 27/10/26
Para
Google Pixel 8 do të ketë ekran më të vogël se 6.16 inç

Google Pixel 8 do të ketë ekran më të vogël se 6.16 inç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paketa fiskale 2027/ “Korrupsionin e qeverisjes po ua faturon njerëzve që punojnë”, Ervin Salianji: Biznesi s’është bankomat i qeverisë, Rama të japë dorëheqjen!
Aktualitet

Paketa fiskale 2027/ “Korrupsionin e qeverisjes po ua faturon njerëzve që punojnë”, Ervin Salianji: Biznesi s’është bankomat i qeverisë, Rama të japë dorëheqjen!

21:28 - 27/10/26

Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në Facebook kundër paketës fiskale 2027, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po...

Lexo më shumë
“Kanë humbur lidhjen me realitetin”, Aulon Kalaja: Shkoni te Spitali Ushtarak, jam traumatizuar!

“Kanë humbur lidhjen me realitetin”, Aulon Kalaja: Shkoni te Spitali Ushtarak, jam traumatizuar!

21:15 - 27/10/26
“1000 të rinj të arrestuar e shoqëruar, 250 prej tyre të mitur”/ Këlliçi: Asnjë polic i ndaluar për dhunën ndaj studentëve! Prokuroria të bëjë detyrën

“1000 të rinj të arrestuar e shoqëruar, 250 prej tyre të mitur”/ Këlliçi: Asnjë polic i ndaluar për dhunën ndaj studentëve! Prokuroria të bëjë detyrën

21:08 - 27/10/26
Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26
Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

15:36 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com