GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kampioni i Botës, Fabio Cannavaro vlerëson rritjen e FSHF-së dhe Kombëtaren shqiptare

19:21 - 18/04/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kampioni i Botës, Fabio Cannavaro vlerëson rritjen e FSHF-së dhe Kombëtaren shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i famshëm italian ishte i ftuari special i FSHF-së në kursin për trajnerë “UEFA PRO”. Kampioni i botës me Kombëtaren italiane të futbollit dhe fituesi i Topit të Artë, zbarkoi në Shqipëri këtë të enjte dhe mbajti një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit në kursin “UEFA PRO”, me temën “Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë”.

Aktiviteti u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea dhe u përshëndet edhe nga zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, teksa të ftuar ishin edhe drejtues dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, trajnerë, futbollistë, e ish-futbollistë.

Pas përfundimit të leksionit, Fabio Cannavaro dha një prononcim për fshf.org, ku vuri në dukje zhvillimin e Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

“Rezultatet flasin qartë. Federata po investon shumë, në infrastrukturë, te trajnerët, te lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Sigurisht që linja udhëheqëse e Presidentit është një linjë moderne çka i jep shpresë vendin tuaj” – tha fillimisht Fabio Cannavaro, i cili vlerësoi edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit.

“Kombëtarja shqiptare që është nën drejtimin e një trajneri shumë të mirë më pëlqen shumë. Disa prej lojtarëve kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe në të gjithë Europën. Luajnë futboll të bukur dhe me shumë pasion dhe me siguri populli është krenar me këta lojtarë” – theksoi ish-mbrojtësi i famshëm italian.

Më tej, Kampioni i Botës dhe fituesi i Topit të Artë dha edhe një mesazh për kursantët e UEFA PRO duke i inkurajuar që të punojnë shumë për të arritur sukses.

“Trajnerët e rinj duhet të studiojnë sa më shumë sepse futbolli është në evoluim të përditshëm dhe nëse nuk studiojnë mbeten pas dhe është një mëkat” – përfundoi Fabio Cannavaro.

Fabio Cannavaro bëri edhe një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pa ambientet e reja të FSHF-së, dhe qendrën stërvitore të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Sakaq, ditën e premte, një leksion për kursantët e “UEFA PRO” do të mbajë edhe Francesco Troise, i cili në karrierën e tij ka punuar me Fabio Cannavaron.

 

Etiketa: canavarofshfkombetare

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Gjekmarkaj në Kuvend: Premtimi del si petull, gënjeshtra vërshon si përrua

Gjekmarkaj në Kuvend: Premtimi del si petull, gënjeshtra vërshon si përrua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26

Opozita ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare më 17 prill në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com