GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kanabisi në repartin e Zall Herrit, zbardhen dëshmitë e 11 ushtarakëve

13:25 - 08/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kanabisi në repartin e Zall Herrit, zbardhen dëshmitë e 11 ushtarakëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës vendosi një ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 3 ushtarakëve Gentian Zhurda, Rustem Koçi dhe Gramoz Mullai, pas zbulimit të një parcele me kanabis të kultivuar në brendësi të repartit ushtarak të Zall Herrit.

Ndërkohë Faxweb ka zbardhur dëshmitë jo vetëm të 3 personave, për të cilët ka një vendim Gjykate për masën e sigurisë, por edhe 8 ushtarakë të tjerë, që u morën në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, pas skandalit me zbulimin e 125 rrënjëve kanabis.

Dëshmitë si më poshtë:

1- Eduart Roshi, i cili shprehet se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit të pronave brenda repartit ushtarak dhe nuk ka konstatuar bimë narkotike. Ai shprehet se ka detyrën e specialistit për Xhenion dhe se përsa i përket zbulimit të lëndëve narkotike, ishte detyrë e sektorit të zbulimit të repartit. Ai ka sqaruar se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit në korrik të vitit 2023.

2- Erald Xhuzi, i cili ka detyrën e shoferit të mjeteve të rënda, i cili ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në kontroll.

3- Fatmir Todori, me detyrë shef sekretarie, i cili është marrë me protokollin e dokumentacionit të repartit ushtarak 1060. Ai ka sqaruar se detyra e tij ishte në zyrë, por në një rast është angazhuar në kontrollin e territorit, në njërën nga pronat e repartit, në Bizë të Martaneshit dhe në një rast ka dalë për ecje përgjatë kufirit të repartit 1060, në anën e jashtme të këtij rrethimi dhe nuk ka konstatuar paligjshmëri.

4- Petrit Hoxha, zv/Komandant Toge, me detyrë shofer i automjeteve të ndryshme të ushtrisë, konkretisht një fadromë në repartin ushtarak. Më datë 10 korrik 2023, ka punuar me këtë fadromë tek reparti 1001. Ai shprehet se nuk ka marrë pjesë në kontrollin e repartit dhe për këtë arsye nuk kishte dijeni për lëndët narkotike të kultivuara në zonën e pyllëzuar të repartit.

5- Shefqet Pashaj, nënoficer i komandantit të kompanisë mbështetëse, i cili është shprehur se nuk ka pasur për detyrë të kontrollonte ambientet e sipërfaqes së gjelbër të repartit, por vetëm dokumentacionin e shërbimit të rojeve. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për kultivimin e lëndëve narkotike.

6- Erjon Hodaj, specialist i planifikimit të punës në Repartin 1060. Ai ka sqaruar se kontrolli i brendshëm dhe hapësirës së gjelbër brenda këtij territori ishte detyrë e seksionit të zbulimit.

7- Ilir Dauti dhe Besmir Ramaj, me detyrë magazinierë, të cilët kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit në një rast dhe se nuk kanë konstatuar bimë narkotike gjatë këtij rasti.

8- Artur Jaupaj, me detyrë specialist infrastrukture dhe MNZH-je, i cili ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet fizike të territorit në muajin qershor 2023 dhe se nuk ka konstatuar bimë narkotike.

9- Gramoz Mullai, me detyrë shef zbulimi. Ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet e vitit 2023. Ai shprehet se kontrollin e fundit e kishte kryer më datë 10-11 korrik 2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe tetar Besmir Rama. Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10 korrik ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Sipër liqeneve” dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi. Ai shprehet se plani i kontrollit është bërë sipas procedurave standarde dhe se ai është përfshirë personalisht duke bërë organizimin e shërbimeve për të cilat ishte përgjegjës. Ai shprehet se detyrën e kontrollit të infrastrukturës ushtarake e kishte kompania mbështetëse e kapitenit Laurent Dollomaja, ndërsa ai përgjigjej si bëheshin këto detyra nga personeli ushtarak. Ai shprehet se ka bërë një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalet përkatëse. Gjatë kontrollit të kishte ushtruar me vartësit e tij, kapiten Rustem Koçi dhe rreshter Gnetian Zhurda, kishin konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjesë të tij. Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mungesës së efektivit.

10- Rustem Koçi, specialist zbulimi në Repartin Ushtarak 1060. Ai shprehet se kontrollin për herë të fundit e ka kryer në 25 korrik 2023 së bashku me rreshterin Gentian Zhurda dhe kryekapter Arben Muça. Gjatë kontrollit nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë.

11- Gentian Zhurda, i cili është shprehur se reparti 1060 ishte shumë i pyllëzuar dhe ishte e pamundur të kontrollohej 100%, për më tepër nuk kishin mjetet e domosdoshme.

Etiketa: deshmitekanabisiushtarakeZall Herr

Lajme të lidhura

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë
Aktualitet

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
Sherri në Mamurras për xhirimin e gomave/ U qëllua me dy plumba në krah, sapo kishte ardhur nga Anglia
Aktualitet

Sherri në Mamurras për xhirimin e gomave/ U qëllua me dy plumba në krah, sapo kishte ardhur nga Anglia

19:06 - 17/12/25
Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur
Aktualitet

Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur

18:40 - 17/12/25
Para
“Shpikin histori për azilkërkuesit”, Braverman: Po hetojmë avokatët…

"Shpikin histori për azilkërkuesit", Braverman: Po hetojmë avokatët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit
Breaking Views

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit

23:01 - 17/12/25

Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën e...

Lexo më shumë
Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

21:45 - 17/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com