GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kanabisi në serën e Lushnjes/ Reagon Ministria e Bujqësisë: Në disa sera kryhet mbjellje e bimëve narkotike, me kërkesë të prokurorisë

08:25 - 13/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanabisi në serën e Lushnjes/ Reagon Ministria e Bujqësisë: Në disa sera kryhet mbjellje e bimëve narkotike, me kërkesë të prokurorisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 24 orëve Ministria e Bujqësisë, ka reaguar pas skandalit që u bë publik ditën e djeshme në media në lidhje serën që kultivonte kanabis në Lushnje.

‘Në disa sera kryhet mbjellje e bimëve narkotike, me kërkesë të PROKURORISË dhe POLICISË së shtetit’- shkruan ndër të tjera Ministria në njoftimin publik për mediat.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë:

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.

QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.

Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

Gjithashtu në vijim të sqarimit të opinionit publik referuar lajmeve të fundit mbi një zjarr të rënë në QTTB Lushnjë, informojmë se ky informacion është i pasaktë. Bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqë të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e hapur dhe në dispozicion për cdo informacion tjetër që mund të nevojitet.

Etiketa: Lushnjeministria e bujqesise

Lajme të lidhura

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit
Aktualitet

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat
Aktualitet

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Para
Policia aksion në Durrës, bllokohet mjeti super-luksoz, sekuestrohen municione e kapsolla donatore

Policia aksion në Durrës, bllokohet mjeti super-luksoz, sekuestrohen municione e kapsolla donatore

TË FUNDIT

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26

GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e...

Lexo më shumë
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com