GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kanadaja mbështet Shqipërinë”/ Rota në Kuvend: Keni ndihmuar në stabilizimin e rajonit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kanadaja mbështet Shqipërinë”/ Rota në Kuvend: Keni ndihmuar në stabilizimin e rajonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Dhomës së Komuneve të Kanadasë, Anthony Rota ndodhet sot i pranishëm në seancën parlamentare.

Nga foltorja e Kuvendit, ai përshëndeti forcimin e marrëdhënieve ndër vite mes dy shteteve.

Rota vlerësoi gjithashtu progresin që Shqipëria ka bërë dhe kontributin që dha në rajon për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, ku nisma e fundit ishte Ballkani i Hapur.

“Siç e përmende Kanadaja dhe Shqipëria vendosën para 35  viteve marrëdhënie diplomatike. Sa i përket sigurisë vendi juaj ndihmoi në stabilizimin e rajonit. Në 2009-n Shqipëria ju bashkua NATO-s. Shqipëria ka punuar fort për të forcuar mekanizmat e stabilitetit në rajon përmes Ballkanit të Hapur. Më erdhi mirë për hapjen e negociatave. Kanadaja mbështet Shqipërinë në integrimin e BE. Presimi të kemi marrëdhënie të ngushtë edhe në Këshillin e Sigurisë. Shqipëria ka punuar fort edhe në masat e tjera”, tha Rota.

Ndërkohë ai falënderoi Shqipërinë që ju bashkua aleatëve perëndimorë në përkrahjen e Ukrainës në këtë luftë të pazakontë ndaj agresionit rus.

Sipas tij sot deputetët e Ukrainës duhet të jenë një shembull për ligjvënësit në mbarë botë.

“Lufta dhe agresioni rus kundër Ukrainës po kërcënon rregullin dhe vetë themelet e demokracive tona. Ky agresion na ka treguar se shtete që mendojnë njësoj duhet të punojnë bashkë. Si parlamentar besoj se edhe ju ndieni tronditjen por edhe admiron që kolegët tanë ukrainas sapo mbarojnë seancat rrokin armët për mbrojtjen e atdheut. E pra ky është një tjetër akt i admirueshëm dhe tregon forcën e demokracisë. Shembulli i kolegëve tanë duhet të na shërbejë si frymëzim për të gjithë ne. Me miratimin unanim të dhomës së komunave kemi dënuar pushtimin rus. Edhe komisionet tona kanë vepruar ndaj këtij pushtimi. Zelensky ju drejtua dhomës së komunave. Udhëheqja e tij na frymëzon të gjithëve për t’i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme. Si parlamentar na takon të bëjmë rolin tonë për të adresuar të gjitha problemet me të cilat përballen vendet tona. Besoj se hapi i parë për të gjetur zgjidhjet e duhura është dialogu”, tha Rota.

 

 

Etiketa: EuropekuvendParlament

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
Para
Shokuese/ Dëshmitarët dëgjuan britmën e tij, si u vra shqiptari në Kretë nga motor-sharra

Baba i një fëmije, traktori i merr jetën emigrantit shqiptar në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com