GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kanali i Korfuzit dhe ‘Agon Channel’ – paralele trishtuese dhe një propozim

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kanali i Korfuzit dhe ‘Agon Channel’ – paralele trishtuese dhe një propozim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo

  1. A) Incidenti i Kanalit të Korfuzit, 1946

 

1-Ngjarja

Në vitin 1946 marina jugosllave me kërkesë të Enver Hoxhës vendosi mina detare në Kanalin e Korfuzit. Anije luftarake britanike ndeshën në këto mina e si pasojë mbytet njëra syresh, humbasin jetën 84 marinarë veç të plagosurve e dëmeve në anijet e tjera.

 

2-Motivi

Enveri e bëri këtë jo thjesht për t’ u mbrojtur nga britanikët, deri dje aleatë e aktualisht kundërshtarë, të cilët nuk kishin plane zbarkimi e invazioni. Më shumë ai donte t’i jepte Titos prova besnikërie e devocioni meqë pushtetin personal në parti e më pas në shtet ja dedikonte atij.

 

3-Gjyqi

Incidenti u gjykua në Hagë, në të porsaformuarën Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë me kërkesë të Tiranës e Londrës. Gjykata në v. 1949 e gjeti Shqipërinë në shkelje të ligjit ndërkombëtar (nuk kishte njoftuar për minimin) dhe e urdhëroi të paguante 844 000 sterlina dëmshpërblim (sot të indeksuara janë afro 46 milionë Euro)

 

4- Reagimi

Enveri refuzoi të paguante dëmshpërblimin, shpalli mosnjohjen e vendimit të Gjykatës së Hagës dhe filloi kursin e izolimit nga Europa e lirë që do të vijonte më vonë me izolimin edhe nga kampi sovjetik.

 

5-Pasojat

Britania nuk e njohu diplomatikisht Shqipërinë e sekuestroi në Berlin arin shqiptar të grabitur nga Wehrmachti. Marrëdhëniet diplomatike me Londrën u rivendosën nga qeveria demokratike në v. 1992; dëmshpërblimi u zgjidh pak vjet më vonë me një pagesë simbolike dhe ari ju kthye Shqipërisë.

 

  1. B) Incidenti “Agon Channel”, 2015

 

1- Ngjarja

Në verë 2015 kryeministri Rama deklaron se stacioni televiziv i porsalançuar Agon Channel “financohej nga para të zeza” pa dhënë prova për këtë. Pak javë më vonë një prokurore e një gjyqtare, gjithashtu pa prova, vendosën sekuestrimin e stacionit televiziv, pronë e biznesmenit italian Francesco Beccheti duke e çuar në falimentim e mbyllje.

 

2-Motivi

Sipas gjasave Rama u nxit edhe nga armiqtë italianë të Becchetit e nga konkurrentët televizivë të tij në Tiranë. Por edhe pa këta dëshira e tij për të eliminuar një TV të pavarur e të vetmin me redaksi kritike ndaj qeverisë do të kishte mjaftuar e tepruar.

 

3-Gjyqi

ICSID, një tribunal arbitrazhi në Washington DC e themeluar në v.1966 pranë Bankës Botërore, para dy javësh përfundimisht e gjeti qeverinë në shkelje të traktateve në çështjen Agon Channel dhe përcaktoi një dëmshpërblim prej 110 milionë Euro. Rama e kishte mohuar publikisht humbjen e çështjes dhe qeveria kishte paraqitur apelime pa kuptim e shans (ndërkohë që fatura e avokatëve të saj shkon afro 5 milionë Euro).

 

4-Reagimi

Rama shpalli mospëlqimin e tij ndaj vendimit, aludoi për mospagim të dëmshpërblimit dhe sinjalizoi se Shqipëria do të revokonte anëtarësinë në ICSID. Ndërkohë gazetarë investigativë kanë gjetur se 110 milionët janë parashikuar në buxhet.

 

5- Pasojat

Është ende herët të flitet se çfarë do të ndodhë pasi kërcënimet e Ramës mund të jenë boshe dhe shërbejnë për të larguar vëmendjen nga problemi real deri sa të plasë skandali i radhës. Por nëse vërtet bën atë që tha atëherë mund të imagjinohen konfiskimet në llogaritë evropiane të Albcontrol-it e të ambasadave tona. Ndërkohë që largimi nga ICDIS do të thotë dëm i jashtëzakonshëm i reputacionit të Republikës dhe izolim ndaj investimeve të huaja.

 

Shënim:

Shqipëria e vitit 2023 nuk është krejt njëlloj me atë të vitit 1946; jo vetëm konteksti ndërkombëtar është i ndryshëm por edhe regjimi autoritarist-personalist aktual nuk ka mundur të shuajë të gjitha vatrat e lirisë dhe vektorët e disensit politik. Megjithatë ngjashmëria mes dy incidenteve është domethënëse.

Si në vitin 1946 ashtu edhe në vitin 2015 motivi i veprimit ishte ruajtja e forcimi i pushtetit personal të shefit të qeverisë. Por në dallim nga plot veprime të tilla, që në fakt janë pothuaj rutinë në histori dhe që dhunojnë vetëm normat e brendshme, në këto dy raste u shkel ligji ndërkombëtar.

Pasojat në këto raste janë shumë më të rënda dhe bien mbi popullin duke filluar nga taksapaguesit si dhe mbi vendin duke i cënuar të tashmen e të ardhmen në shumë mënyra. Dhe nuk është e thënë që ky cikël maniakësh e të papërgjegjshmish të ndërpritet vetëvetiu.

Kjo ndërprerje mund të ndodhë kur pasojat e veprimit të bien personalisht mbi vendimmarrësit maniakë e të papërgjegjshëm. Duke filluar me pagesën nga xhepi të një pjese të 110 milionave € të Agon Channel.

Etiketa: Agon ChannelGenc PolloKanali i KorfuzitOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
“Ligjin e bëj unë”, shau dhe dhunoi policët, prokuroria mbron Pjerin Ndreun

Vrasja e Ardian Nikulajt, Pjerin Ndreu: Jam i tronditur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26

Dashamir Shehi ka propozuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përbashkët politike me studentët që...

Lexo më shumë
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com