GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kancelari gjerman: Duhet të jemi më të shpejtë se virusi

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kancelari gjerman: Duhet të jemi më të shpejtë se virusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e tij me rastin e Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri fillimisht në dukje faktin se kalimi i qetë dhe madje pothuajse miqësor nga qeveria e vjetër federale në të renë, është përshëndetur në të gjithë botën. Kjo sipas tij “është një shenjë e mirë e forcës së shoqërisë sonë.”

Kancelari tha se “Viti 2021 ishte shumë sfidues për të gjithë ne. Pandemia e koronës me ngarkesat dhe kufizimet e saj të thella vazhdon të na mundojë të gjithëve. Dhe askush nuk do t’i harrojë përmbytjet shkatërruese në Nordrhein-Westphalia, Bavari dhe Rheinland-Pfalz.”

Sipas Olaf Scholz sado të keqia ishin që të dyja këto ngjarje, Gjermania si shoqëri u përball me vendosmëri me këto sfida.

“Pas përmbytjes të gjithë së bashku ndihmuam, pastruam dhe filluam rindërtimin. Dhe ne do ta kemi të bëjmë me këtë për një kohë të gjatë”, tha Scholz.

Edhe në luftën kundër pandemisë në Gjermani janë vaksinuar tani më shumë se 60 milionë vetë – dhe numri po rritet çdo ditë. “Disa ankohen këto ditë se shoqëria jonë është e “përçarë”. Unë dua të them me gjithë qartësinë e mundshme se e kundërta është e vërteta! Vendi ynë qëndron së bashku. Ajo që unë perceptoj kudo është një solidaritet i madh, një gatishmëri e madhe për të ndihmuar, një bashkim forcash.”

Kancelari shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që punojnë çdo ditë për mirëqenien tonë. Për shëndetin tonë dhe për sigurinë tonë – brenda dhe jashtë vendit. Në spitale, në stacionet e infermierisë, në zyrat e mjekut ose në qendrat e vaksinimit, në komisariatet e policisë dhe në forcat e armatosura.

Scholz: Duhet të jemi më të shpejtë se virusi!

Olaf Scholz, shprehu keqardhjen që edhe pas 21 muajsh pandemia nuk ka mbaruar. Dhe sqaroi që ndalimi i festimeve të ndryshimit të viteve dhe i fishekzareve u bë në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej. Që të mos bëjmë presion shtesë ndja spitaleve dhe që të mbështesim punën e infermierëve, dhe të mjekëve, që edhe natën e shkëmbimit të viteve janë në shërbim.

Lidhur me vazhdimin e pandemisë dhe përhapjen e variantit Omikron Kancelari tha: “Ju premtoj se do të përgjigjemi shpejt dhe me vendosmëri.” dhe se është “shumë i lumtur që mund të mbështetet tek këshillat e ekspertëve të pavarur.”

Kancelari Scholz u kërkoi që të gjithë t’i marrin kufizimet shumë seriozisht, “për të mbrojtur veten, për të mbrojtur familjet tuaja. Për të na mbrojtur të gjithë ne.”

Scholzi tha: “Ne e dimë se ata që ende nuk janë vaksinuar janë veçanërisht të rrezikuar të infektohen dhe të vuajnë nga sëmundja për një periudhë të gjatë dhe serioze.

Prandaj ju bëj thirrje edhe një herë: vaksinohuni! Ne duhet të jemi më të shpejtë se virusi!”

Dekadë fillimesh të reja

Si detyrë tjetër të madhe krahas luftimit të pandemisë, kancelari përmendi “vendosjen e themeleve që vendi ynë të vazhdojë të përparojë”. Për këtë tha ai qeveria i ka vendosur vetes synime ambicioze: Gjermania mbrenda më pak se 25 vjetësh duhet të jetë neutrale ndaj klimës. Për ta bërë këtë, tha kancelari ne do të bëjmë ristrukturimin më të madh të ekonomisë sonë që prej më shumë se 100 vjetësh.

Brenda kësaj periudhe tha Scholz “ne do të jemi të pavarur nga qymyri, nafta dhe gazi. Dhe në të njëjtën kohë do të prodhojmë të paktën dy herë më shumë energji elektrike se sot nga era, dielli dhe energjitë e tjera të rinovueshme. Një detyrë gjigante!”

“Që t’i përballojmë këto, ne do të bëjmë investime masive në rrjete të reja energjetike, në stacione karikimi për makinat elektrike, në turbina ere, në shina dhe shumë më tepër. Kjo do të krijojë mirëqenie të re dhe vende të mira pune.” – tha Scholz.

Shtatë shtete demokratike të forta ekonomikisht

Duke filluar nga 1 janari, Gjermania merr për një vit presidencën e grupit të G7. Në këtë kuadër Scholz tha se “përparimin për një botë më të mirë – asnjë vend nuk mund ta arrijë i vetëm. Kjo mund të arrihet vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare punon për këtë së bashku.”

Scholz tha se Gjermania do ta përdorë presidencën e G7 që ky grup shtetesh demokratike të forta ekonomikisht të bëhet pionier për një biznes neutral ndaj klimës dhe një botë të drejtë.

Në përfundim të fjalës së tij Scholz tha: Jemi në fillim të një dekade të re. Po nisim në një epokë të re. Një epokë që do të jetë e mirë nëse e bashkëpunojmë në mënyrë aktive dhe e marrim me vendosmëri fatin tonë në duart tona!

Ju uroj gjithë të mirat për Vitin e Ri. Sidomos shëndet. Dëshira ime e madhe për vitin 2022: uniteti, le të qëndrojmë të bashkuar!/DW

Etiketa: COVIDGjermani

Lajme të lidhura

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima
Botë

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

10:45 - 25/06/26
Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike
Botë

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike

15:29 - 24/06/26
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit: Të urojmë të njëjtin fat si…
Botë

Mediat italiane: Meloni hedh në tryezë opsionin për zgjedhje të parakohshme

15:08 - 24/06/26
Para
A do të kemi mungesë të energjisë elektike netët e festave? Çela jep detaje

A do të kemi mungesë të energjisë elektike netët e festave? Çela jep detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Betonizimi në Banjat e Bënjës, Zhupa: 2 milionë euro fonde publike për të dëmtuar ekosistemin identitetin natyror të zonës

11:38 - 25/06/26

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve...

Lexo më shumë
Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”! Zbulohet shpërblimi i “majmë” për kampionin dhe vendet e tjera

FSHF merr vendimin, ja kur do të nisë sezoni i ri i Superiores dhe kampionateve të tjera në Shqipëri (Datat)

11:23 - 25/06/26
PDE i jep ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

PDE i jep ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

11:13 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

10:45 - 25/06/26
Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet