GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kancelari gjerman Scholz: BE të zgjerohet, kështu bëhemi më të fortë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kancelari gjerman Scholz: BE të zgjerohet, kështu bëhemi më të fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ai tha në fjalimin e tij në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin, se një gjë e tillë do ta bënte bllokun më të aftë të përballej me sfidat globale.

Që kur mori detyrën, zoti Scholz e ka bërë një përparësi të politikës së tij të jashtme zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit dhe të tjera. Kjo çështje është bërë më urgjente që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, e cila u bë kandidate për anëtarësim në BE në fillim të verës.

“Një BE me 27, 30, 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë peshë edhe më të madhe në botë,” tha zoti Scholz në kongres. “Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes, do të ishte e favorshme për të gjithë ne,” tha ai.

Kancelari Scholz bëri gjithashtu thirrje për reforma në Bashkimin Evropian, për të cilat tha se do të ndihmonin për realizimin e zgjerimit dhe do të bënin të mundur një autonomi ushtarake të bllokut prej 27 vendesh.

Zoti Scholz foli për nevojën e heqjes graduale të parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore. “Nëse aspirata jonë është një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë një forcim dhe jo një humbje e sovranitetit”, tha ai.

Aktualisht, shumë vendime të BE-së mund të merren vetëm nëse të gjitha vendet votojnë njëzëri. Zoti Scholz gjithashtu mbështet më shumë autonomi ushtarake për BE-në. Ai bëri thirrje për koordinim në furnizimin me armëve dhe pajisje dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025.

“Në Evropë, ne kemi nevojë për ndërveprim më të mire të përpjekjeve tona të mbrojtjes,” tha ai. “Në të ardhmen, Evropa do të ketë nevojë për një rritje të koordinuar të aftësive. Ne duhet ta çojmë përpara me bindje dhe së bashku mbrojtjen evropiane. /Voa/

Etiketa: BEScholzzgjerimi

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
E rëndë në Francë/ Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, qëllohet për vdekje shoferi

E rëndë në Francë/ Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, qëllohet për vdekje shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com