GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kancelari gjerman vizitë në Ballkan, zbulohet data

15:16 - 23/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksinat anti-Covid, Kandidati për kancelar i Gjermanisë: Jemi kthyer në kavie!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari Olaf Scholz ka planifikuar të vizitojë Serbinë dhe vendet e saj fqinje më 10 qershor. Burime të DW në gjuhën serbe thonë se qëllimi i vizitës është përgatitja më e mirë për samitin e Procesit të Berlinit.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të vizitojë Serbinë më 10 qershor” kanë njoftur burime diplomatike serbe për transmetuesin publik gjerman.

“Ne po përpiqemi për atë datë, vizita ende duhet të koordinohet me vendet e tjera të rajonit”, tha burimi.

Sipas tij, Scholz, përveç Beogradit, sigurisht që do të vizitojë edhe Prishtinën, dhe udhëtimi synohet të shndërrohet në një turne të vogël ballkanik me vizita në Tiranë dhe Shkup, dhe ndoshta në Sarajevë.

Më herët, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, kishte raportuar në Tëitter se Scholz do të shkojë në Beograd më 10 qershor. Duke iu referuar burimeve të sigurta nga Berlini, ai tha se temat do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë” e të tjera.

Një burim i DW thotë se Scholz po përpiqet të përgatitet mirë për samitin e Procesit të Berlinit, i cili ndoshta do të zhvillohet në gusht: “Ndryshe nga ish-kancelarja Merkel, Scholz po shkon më shumë drejt zgjidhjeve konkrete. Ai kujdeset që ky samit të mos jetë thjesht një udhëtim i kushtueshëm, por të arrihen zgjidhje konkrete”.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është të lidhë më ngushtë rajonet e Ballkanit Perëndimor, përmes qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Macron si frenues

Përveç përpjekjes për të përfshirë Beogradin në sanksione kundër Rusisë, Scholz do të përpiqet gjithashtu të ofrojë diçka për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thonë burimet

Përkatësisht, presidenti francez Emanuel Macron pritet të bllokojë edhe më tej fillimin e negociatave të BE-së me Shkupin dhe Tiranën. Prandaj, sipas burimeve, samiti BE-Ballkani Perëndimor nën presidencën franceze do të mbahet në qershor në Bruksel dhe jo në Paris.

Macron dhe Scholz ndryshojnë në idetë e tyre për zgjerimin e BE-së. Presidenti francez ushqeu kohët e fundit vizionin e tij për një Evropë “me dy shpejtësi”, ku vende si Serbia dhe fqinjët e saj do të kishin një vend vetëm në unazën e jashtme, por nuk do të ishin anëtarë të plotë të BE-së.

Lartë në listën e prioriteteve

Vizita e Scholz-it në Ballkan është një provë e re se rajoni është lartë në listën e prioriteteve të koalicionit të ri në Berlin. Në fillim të majit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizituan Berlinin.

Më pas u vlerësua se Qeveria Scholz i kushton rëndësi të madhe problemit të Kosovës në dritën e luftës në Ukrainë. Scholz atëherë tha për herë të parë se “njohja reciproke” duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Beogradit dhe Prishtinës.

Etiketa: Kancelari gjermanOlaf Scholz

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Për pak do të vritej një person, ja si u parandalua krimi në Korçë

Aksion blic në Elbasan, policia kontrolle në banesa e biznese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com