GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kandidat potencial/ A do të bashkojë apo përçajë Britaninë një rikthim i Boris Johnson?

11:57 - 21/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përhapja e Omicron, Anglia heq kufizimet për natën e Vitit të Ri

Britain's Prime Minister Boris Johnson is seen outside Downing Street, as he welcomes Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu, in London, Britain September 5, 2019. REUTERS/Simon Dawson

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjysma e shtypit britanik i ka bërë jehonë kthimit të mundshëm të Boris Johnson në Downing Street 10, pas dorëheqjes së Liz Truss të enjten.

Por sa e mundur do të jetë rizgjedhja e tij pa zgjedhje të përgjithshme, vetëm nga një proces i brendshëm partiak?

E vërteta është se çdo gjë është e mundur, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të ish-kryeministrit për t’u rikthyer në atë që ai e përshkroi si “puna më e mirë në botë” kur dha dorëheqjen.

Megjithatë, ekziston edhe mundësia e përçarjes mes konservatorëve nëse Johnson rizgjedhet në krye të partisë. Kur ai dha dorëheqjen si kryeministër i Britanisë muajin e kaluar, Boris Johnson qëndroi jashtë Downing Street dhe bëri një bilanc të arritjeve të tij.

Kjo është normale për liderët britanikë në largim, por në një lëvizje shumë të pazakontë, ai la të kuptohet gjithashtu për një rikthim të mundshëm, madje duke përmendur një politikan romak, Cyginatos, i cili u largua nga pushteti vetëm për t’u rikthyer në detyrë kur njerëzit e tij kishin probleme.

Redaktori politik i Times of London, Stephen Swinford, raportoi të enjten se Johnson do të kandidonte për të qenë sërish në krye të partisë konservatore, një perspektivë e mirëpritur nga mbështetësit e tij.

Nadine Dorries, një ministre e kabinetit në qeverinë Johnson dhe një nga mbështetëset e tij më të vendosura, tha se nëse partia nuk hapte rrugën për kthimin e tij, do të duhej të mbaheshin zgjedhje të përgjithshme.

Ish-udhëheqësi i konservatorëve, Michael Howard, tha të enjten mbrëma, duke paralajmëruar se një rikthimin i Johnsonit do të rezultonte një  “psikodramë” për kombin: “Boris ka pasur mundësinë e tij për të qeverisur dhe tani nuk është më “.

Megjithatë, sipas një raportimi të Sky News të premten në mëngjes, Johnson tashmë ka siguruar mbështetjen e 38 deputetëve, ai është i dyti në procesin e zgjedhjes pas Rishi Sunak dhe deri të hënën do të ketë mbështetjen e 100 deputetëve, për të kandiduar për postin e liderit të partisë konservatore.

Etiketa: BritaniZgjedhje

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Rama merr në mbrojtje Policinë pas vdekjes së Lear Kurtit: Nuk u bë me të keq

Rama merr në mbrojtje Policinë pas vdekjes së Lear Kurtit: Nuk u bë me të keq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com