Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak të Tirana.
E ftuar në A2 CNN, Kuko u shpreh se nuk dëshiron të japë një koment të plotë për një proces që ende nuk ka marrë formën e një diskutimi politik, por ndau një vlerësim personal për deputetin Braçe.
“Unë dua ta ndaj pak në fillim, nuk dua të komentoj ende një proces që nuk ka marrë formën e një diskutimi politik. Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për deputetin Braçe, për temat që ai ngre, por mbi të gjitha për mënyrën se si ai e ushtron, si me thënë, moralisht profesionin e deputetit, duke qenë gjithë kohës pranë komunitetit. Ky është mendimi im personal,” u shpreh ajo.
Kuko theksoi më tej se Tirana ka nevojë për një drejtim të qartë, duke nënvizuar problematikat që, sipas saj, janë krijuar gjatë vitit të fundit.
“Mendoj që bashkia e Tiranës ka nevojë patjetër për një drejtim. Besoj që ngjarjet e këtij viti të fundit kanë krijuar një lloj avarie në mënyrën e funksionimit të qytetit. Ne e ndjejmë të gjithë,” tha deputetja.
“Po flasim për bashkinë më të madhe. Po flasim për një metropol. Tirana nuk është thjesht një qytet. Një lagje e Tiranës është sa gjithë qarku i Korçës, nëse e shohim në shifra. Ka nevojë për punë të përditshme, për pastërti, për rrugë, për çerdhe, kopshte, shkolla – për jetën e përditshme,” u shpreh ajo.









Discussion about this post