GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kandidatët republikanë në debat, mungon ish-presidenti Trump

09:49 - 28/09/23
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kandidatët republikanë në debat, mungon ish-presidenti Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë kandidatë republikanë që shpresojnë të kandidojnë për president debatuan sërish mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa secili përpiqet të shkëputet nga të tjerët dhe të bëhet sfidanti kryesor ndaj ish-Presidentit Donald Trump, që vazhdon të ruajë një avantazh të madh në garën brenda partisë për të fituar emërimin si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2024, megjithëse është duke u përballur me disa procese gjyqësore.

Ish-Presidenti Trump sërish po e shmang debatin e sponsorizuar nga Partia Republikane, ashtu siç veproi muajin e kaluar. Ndërsa kundërshtarët e tij debatonin në Bibliotekën Presidenciale “Ronald Reagan” në Kaliforni, ish-Presidenti Trump organizoi një tubim politik në Miçigan, një shtet i rëndësishëm për betejën elektorale, ku punëtorët e linjave të prodhimit të automobilëve janë ngritur në grevë ndaj tre kompanive më të mëdha të vendit.

Trump duket se ka kuptuar se nuk përfiton asgjë nga pikëpamja strategjike duke u shfaqur në të njëjtën skenë debati me kundërshtarët e tij, kur anketimet në nivel kombëtar të bëra nga RealClearPolitics tregojnë se gëzon mbështetjen e 56% të votuesve republikanë dhe se kryeson me 42 pikë përqindje më shumë se sfidanti më i afërt, Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

Gjashtë republikanët e tjerë në skenën e debatit, të gjithë me përqindje mbështetjeje vetëm njëshifrore në anketime, janë ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, sipërmarrësi Vivek Ramaswamy, ish-Nënpresidenti Mike Pence, Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, ish-Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, dhe Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum.

Pas debatit të parë mes kundërshtarëve të ish-Presidentit Trump, ku nuk pati një fitues të qartë, anketimet mbarëkombëtare treguan se ish-presidenti e shtoi realisht avantazhin e tij, megjithëse është duke u përballur me mundësinë e kalimit të javëve të tëra nëpër sallat e gjykatave gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, për t’u përballur me akuzat se u përpoq në mënyrë të kundraligjshme të përmbyste humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 përballë Presidentit Joe Biden dhe se mbajti në mënyrë të paligjshme dokumenta të sigurisë kombëtare pasi u largua nga detyra në fillim të vitit 2021.

Ndërsa pjesa më e madhe e bazës së votuesve republikanë mbështesin ish-Presidentin Trump, kundërshtarët e tij po përpiqen t’i bindin votuesit se janë një zgjedhje më e mirë për të kandiduar përballë Presidentit demokrat Joe Biden që kërkon rizgjedhjen.

Nga pjesëmarrësit në debat, vetëm zoti Christie e ka sulmuar zotin Trump në lidhje me akuzat penale me të cilat përballet.

Ish-Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, një tjetër aspirant republikan që ka sulmuar zotin Trump dhe që ka thënë se duhet të dalë nga gara për marrjen e emërimit si kandidat i Partisë Republikane për president, nuk arriti të plotësojë kriteret e vendosura nga Komiteti Kombëtar Republikan për të marrë pjesë në këtë debat.

Kriteret kërkojnë arritjen e të paktën 3% të mbështetjes në dy anketime në nivel kombëtar, ose 3% në një anketim kombëtar dhe në dy anketime në shtetet që do ta fillojnë të parët procesin e zgjedhjeve paraprake – në Ajova, Nju Hempshër, Nevada dhe Karolinën e Jugut.

Kandidatët duhet gjithashtu të kenë të paktën 50 mijë donatorë financiarë dhe të nënshkruajnë një deklaratë ku zotohen të mbështesin personin që fiton garën brenda Partisë Republikane.

Eksperti për debatet në Universitetin e Miçiganit, Aaron Kall, i tha Zërit të Amerikës se shtatë kandidatët që marrin pjesë në debatin e së mërkurës “duhet të përballen direkt me Trump-in…, megjithë mungesën e tij, ose përndryshe rrezikojnë të mbeten vetëm duke zhvendosur karriket brenda Titanikut, paçka se mund të kenë një paraqitje solide. Nuk ka shpresë që ndonjëri të fitojë terren kundër Trump-it, nëse nuk merren me të në mënyrë më të drejtpërdrejtë”.

“Kandidatët duhet t’i kujtojnë Trump-it dhe audiencës ndëshkimin politik që shoqëron shmangien e debateve”, tha zoti Kall. “Shtatë kandidatët duhet të vënë në dukje se mospjesëmarrja e plotë nga Trump-i në zgjedhjet paraprake, mund t’i japë Biden-it një justifikim për të mos debatuar për zgjedhjet e vitit 2024. Këtë radhë, të gjithë duhet të përqëndrohen plotësisht tek kryesuesi në garë”.

Debati i së mërkurës ndodh tre muaj e gjysëm përpara votimit të parë republikan – me votimet në degët e partisë në Ajova, që do të pasohen me shpejtësi nga votimet në shtetet e tjera amerikane.

Një datë e rëndësishme politike është 5 marsi, kur zgjedhjet paraprake brenda partisë do të mbahen njëkohësisht në mbi 12 shtete, një ditë pasi pritet të fillojë në Uashington gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump për ndërhyrjen në zgjedhje – një betejë ligjore që mund të zgjasë lehtësisht për javë të tëra. Një proces i dytë gjyqësor, në lidhje me akuzat për dokumentat e sigurisë kombëtare, pritet të fillojë në Florida më 20 maj.

Republikanët do ta zgjedhin zyrtarisht kandidatin e tyre presidencial gjatë konventës kombëtare në muajin korrik.

Në vend që të merrte pjesë në debatin e së mërkurës, ish-Presidenti Trump planifikoi fjalimin në një kompani të pjesëve të makinave në Miçigan.

Vizita e tij atje pason udhëtimin e Presidentit Biden në këtë shtet të martën, kur edhe u bë presidenti i parë amerikan në detyrë që i bashkohet një greve të sindikatave. Sindikata e Bashkuar e Punëtorëve të Automobilëve kërkon paga më të larta, javë më të shkurtër pune dhe zotime nga kompanitë se punëtorët që do të punojnë për prodhimin e makinave elektrike do të lejohet të jenë të organizuar në sindikata./ VOA

Etiketa: Debatrepublikane

Lajme të lidhura

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Para
Vrasje, atentate dhe vjedhje/ Ja krimet e bandës së Laert Haxhiut

Vrasje, atentate dhe vjedhje/ Ja krimet e bandës së Laert Haxhiut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com