GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kandidati i BF në Kamëz: Qytetarët votonin për mua, iu dilte emri i Rakip Sulit

19:02 - 18/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidati i BF në Kamëz: Qytetarët votonin për mua, iu dilte emri i Rakip Sulit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha, ka deklaruar në studion e News24 se në 14 maj, në këtë bashki votat për të janë tjetërsuar.

Ai tha se tjetërsimi ka ndodhur në mënyrë kompjuterike më së shumti, teksa pretendon se votuesit që kanë votuar për emrin e tij, në fletë u ka dalë emri i  kandidatit të PS, Rakip Suli.

Ai kërkon që të bëhet ekspertizë e këtyre aparaturave, duke thënë se është e pamundur që rezultati të dilte në këto statistika. “I sfidoj duke votuar manualisht, të përsëriten zgjedhjet… Jam vjedhur në masën 33%”, tha ai.

“Kamza është humbur me mekanizmin që u përdor për të vjedhur, jo me votë. Besimi i qytetarëve është ushtruar në kutitë e votimin, por është lexuar ndryshe. Është manipulim kompjuterit përveç formave të tjera. Kanë vjedhur aq shumë se as vetë nuk e kanë kontrolluar dot më dhe kanë dalë me atë rezultat galopant.

Nuk ndodh që një kandidat të humbë në çdo qendër votimi në përqindje të njëjtë. Këtë mund ta bëjë vetëm kalkulimi kompjuterik. Unë dyshoj tek kjo fort, është i bazuar sepse kjo logjikë është e pastër, plus dhe provat dhe denoncimet nga qytetarët ditën e zgjedhjeve. Qytetarët kanë thënë që unë votova Arjanin dhe më doli Rakipi.

Kamza është vendngjarja! Ne kemi pamje që tregojnë drejtues të administratës së bashkisë, që intimidojnë hapur çdo votues. E marrin me dorëzim të kontrolluar, e shoqërojnë nga personi A tek personi B, deri në kuti, dhe e falënderojnë më pas në dalje, ndaj kërkoj hapjen e kamerave. Ndaj them se ajo është skenë krimi. Ka qendra votimi ky mbi 50% kanë votuar me shoqërim nga njerëz të paautorizuar dhe nuk kanë plotësuar as atë deklaratën.

Një rast konkret, kur një person me aftësi fizike, i kërkuar një punonjësi të administratës që të shtypte për të numrin 3, numrin tim,  pasi nuk arrinte, dhe ai i shtypi numrin 1, Sulin.

Të paktën në lagjen time ku kam 30 vjet, të mos kishin vjedh aq shumë. Kanë bërë një kalkulim tek 500 vota, por nuk e kanë perceptuar që do shkojë 15 mijë, dhe ndaj nuk japin dot shpjegim sot”, tha ai.

Etiketa: BFkandidatiKryesore1

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Historia e trishtë, si u krye ekzekutimi i parë i një gruaje në karrige elektrike

Historia e trishtë, si u krye ekzekutimi i parë i një gruaje në karrige elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com