GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kandidati i PD-së thirret në SPAK për 11 majin: Jam i zhgënjyer, nuk thirren ata që vodhën vota

19:08 - 16/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidati i PD-së thirret në SPAK për 11 majin: Jam i zhgënjyer, nuk thirren ata që vodhën vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike Ndrec Pjetri shkruan në Facebook se në 24 orët e fundit ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025.

Ai shton se ndihet jo vetëm i surprizuar nga thirrja në SPAK, por edhe i zhgënjyer, teksa sheh që në organin e Prokurorisë thirren opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët që sipas tij,  kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Pjetri: Të nderuar miq, Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Unë isha kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota.

Gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale kam trokitur në çdo derë dhe kam shkelur në çdo rrugicë duke takuar mijëra prej jush. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë miqtë shokë dhe familjarë të cilët kanë besuar tek unë dhe modeli im politik.

Më duhet të them që jam jo vetëm i surprizuar nga thirrja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi në SPAK, por edhe i zhgënjyer, teksa shoh që në organin e Prokurorisë thirremi ne, opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët tanë që kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Në çdo rast unë zotohem përpara jush që me 11 maj 4500 votat e mija janë vota djerse dhe të ndershme dhe as unë as familja ime nuk kemi pasur dhe nuk kemi lidhje me asnjë paligjshmëri para, gjatë dhe pas 11 majit.

Etiketa: kandidati

Lajme të lidhura

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat
Aktualitet

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Para
Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com