GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kanë marrë 112 mln euro në 6 vjet, përpunuan vetëm 4.4% të mbetjeve

14:56 - 22/09/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kanë marrë 112 mln euro në 6 vjet, përpunuan vetëm 4.4% të mbetjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Impiantet e djegies se mbetjeve (inceneratorët) pavarësisht se u ndërtuan në një proces tërësisht korruptiv të zbuluar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk po kryejnë funksionin për të cilat u projektuan.

Të dhënat e INSTAT tregojnë së ne vitin 2022 vetëm 4,4 për qind e mbetjeve urbane u trajtuan në incenerator, por qëllimin kryesor ishte prodhimi i energjisë, teksa dy prej objekteve kanë përfunduar në Elbasan dhe Fier dhe janë në administrim të shtetit, pas sekuestrove të lëshuara nga SPAK.

Në vitin 2022, rezulton të jenë menaxhuar rreth 820,322 mijë tonë mbetje urbane. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2022, është 295 kg/banor, nga 311 kg/banor që ishte në vitin paraardhës.

Në vitin 2022, u ricikluan 18,9% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,8%.

Në vitin 2022 janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjetike rreth 4,4% e sasisë gjithsej të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 2,4%, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2021.

Në vitin 2022, janë gjeneruar gjithsej rreth 893 mijë tonë mbetje urbane, ndërkohë në vitin 2021, kjo shifër ishte rreth 955 mijë tonë.

Mbetjet e pa menaxhuara në raport me sasinë totale të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2022, janë 0,2% më shumë se në vitin 2021.

Në vitin 2022, sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 11,6% ndaj sasisë gjithsej, nga 13,8% që ka qene në 2021, duke shënuar një rënie me 2,2%.

Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane në vitin 2022 është 89,2%, duke shënuar një rritje me 0,4%, krahasuar me vitin paraardhës.

Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2022, mbetjet organike përbëjnë rreth 58,1% të sasisë gjithsej të mbetjeve, kundrejt 58,6% që ky tregues ishte në vitin 2021.

Në vitin 2022, u depozituan rreth 76,6% e sasisë totale të mbetjeve në landfille dhe fusha mbetjesh, ndërkohë që në vitin 2021, u depozituan 79%, duke shënuar një rënie rreth 2,4% të sasisë gjithsej të depozitimeve në landfille dhe fusha mbetjesh të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë përkatëse.

Inceneratorët morën 112 milionë euro në 6 vjet

Të dhëna të tjera të Ministrisë së Financave tregojnë se nga viti 2017-2022, koncesionet e inceneratorëve kanë marrë gjithsej pagesa direkte nga buxheti i shtetit prej gati 12 miliardë lekësh, ose 112 milionë euro.

Inceneratori i Tiranës ka marrë 5.5 miliardë lekë dhe vijon të paguhet, teksa Bashkia Tiranë së fundi ndryshoi buxhetin për të siguruar rreth 5.6 milionë euro, pasi Ministria e Financave shkurtoi financimin. https://www.monitor.al/bashkia-tirane-ndryshon-buxhetin-jemi-ne-emergjence-per-mbetjet-na-duhen-fonde-per-inceneratorin-shtohen-5-6-milione-euro/

Dy inceneratorët e tjerë, i Fierit dhe Elbasanit kanë marrë përkatësisht 4 dhe 2.4 miliardë lekë, faktikisht të gjitha fondet e parashikuara, pasi për to u hapën hetimet pasi kishin përfunduar pagesat. /Monitor/

Etiketa: Inceneratoretmbetjeperpunim

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
A duhet legalizuar eutanazija në Shqipëri?

A duhet legalizuar eutanazija në Shqipëri?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com