GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vendim i ri përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e veprimtarive të licencuara dhe të lejuara me bimën e cannabis-it dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Dokumenti, parashikon një sistem kontrolli që shtrihet në të gjithë ciklin e aktivitetit, nga importi i farërave, fidanëve dhe kloneve, te kultivimi, korrja, tharja, përpunimi, magazinimi, transporti, eksporti, si dhe sekuestrimi, konfiskimi dhe asgjësimi i materialeve.

Kontrollet nuk do të jenë vetëm të planifikuara

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it parashikohet të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme, ndërsa kontrollet dhe inspektimet do të bazohen në analizën e riskut, të dhënat e Regjistrit dhe Sistemit, raportimet e subjekteve, incidentet kritike dhe historikun e përputhshmërisë.

Por kontrollet mund të kryhen edhe jashtë programit vjetor.

Kjo mund të ndodhë kur ka indicie ose dyshime të arsyeshme për shkelje, kur ka kërkesë nga organet e drejtësisë apo autoritete të tjera, kur gjendja faktike nuk përputhet me të dhënat në Regjistër ose Sistem, kur subjekti nuk raporton siç duhet, kur konstatohet një incident kritik apo dështim i sistemeve të sigurisë dhe gjurmueshmërisë.

Një nga elementet më të rëndësishme të rregullave të reja është mbikëqyrja teknologjike.

Agjencia parashikohet të ketë akses në kohë reale në sistemet e monitorimit dhe kamerat e sigurise së subjekteve. Dokumenti përcakton akses të pandërprerë 24 orë në 7 ditë në sistemet ÇTV.

Për kontrollin në distancë mund të përdoren gjithashtu sistemet e telemetrisë, pajisjet e matjes së parametrave mjedisorë, sistemet e alarmit, mjetet ajrore pa pilot, platformat satelitore, sensorët dhe platformat digjitale.

“Mbikëqyrja, kontrolli dhe inspektimi në distancë realizohen nëpërmjet sistemeve të monitorimit vizual (ÇTV) mjeteve ajrore pa pilot, platformave satelitore, sensorëve dhe platformave digjitale.”

Të dhënat dhe pamjet e siguruara nga këto sisteme mund të dokumentohen në procesverbal dhe të përdoren si provë në procedura administrative, civile ose penale, sipas legjislacionit në fuqi.

Rregullat vendosin në qendër sistemin e gjurmueshmërisë.

Çdo lëvizje, transferim, ndryshim statusi, marrje në administrim, vendosje në karantinë, sekuestrim, konfiskim apo asgjësim duhet të pasqyrohet në Regjistër dhe Sistem.

Subjektet dhe institucionet që hedhin të dhëna në këto sisteme mbajnë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë, integritetin dhe përditësimin në kohë të tyre.

Në rast se konstatohet mospërputhje mes të dhënave të regjistruara dhe gjendjes faktike, Agjencia e dokumenton rastin dhe ndërmerr masat përkatëse.

Kontrollet shtrihen nga mbjellja deri në lulëzim.

Agjencia duhet të verifikojë që kultivimi zhvillohet vetëm në sipërfaqet e miratuara, ndërsa farërat, fidanët, klonet dhe bimët mëmë duhet të jenë të autorizuara, të regjistruara dhe të dokumentuara.

Gjithashtu kontrollohen shënjimi dhe identifikimi i bimëve, parcelave dhe zonave të kultivimit, si dhe lëvizja e materialit.

Gjatë fazave të kultivimit parashikohen edhe inspektime periodike dhe të papritura, së bashku me kontrolle të kombinuara në terren dhe në distancë.

Në rast se konstatohet material i pashënjuar, i padeklaruar, i pajustifikuar ose i palicencuar, rasti dokumentohet dhe trajtohet sipas procedurave për sekuestrimin, konfiskimin dhe asgjësimin.

Subjektet duhet të njoftojnë Agjencinë të paktën 15 ditë përpara datës së planifikuar të korrjes.

Pas korrjes, sasia e materialit dhe loti përkatës duhet të regjistrohen menjëherë në Sistem dhe Regjistër.

Gjatë tharjes dhe përpunimit, Agjencia do të verifikojë ambientet, kushtet mjedisore dhe regjistrimin e çdo lëvizjeje të materialit.

gijotina.com/

Etiketa: kannabis mjekesor

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Para
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com