GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Mesazhi”, pasi tentoi t’i merrte përmes kërcënimit për jetën një shumë prej 300 mijë eurosh kushëririt të tij. Ngjarja është regjistruar në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë, ku i dyshuari përdori mesazhe kanosëse ndaj të afërmit dhe familjes së tij për përfitim pasuror.

Sipas të dhënave zyrtare, hetimet e shpejta nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., i cili deklaroi se në portën e banesës së tij kishte gjetur një fishek arme zjarri dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Përmes këtij shantazhi, autori kërkonte dorëzimin e menjëhershëm të shumës prej 300 mijë eurosh, duke kërcënuar me jetë pjesëtarët e familjes në rast se nuk përmbushej kërkesa financiare.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan punën operative që çoi në lokalizimin, identifikimin dhe arrestimin e shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të dyshuarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë kryerjes së veprës penale si dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 56-vjeçarit renditen akuzat për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Etiketa: Kanosjavore

Lajme të lidhura

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Para
Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com