GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kanuni”/ Zbardhet vrasja e Elson Kalaverit, në pranga 5 persona

10:34 - 15/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kanuni”/ Zbardhet vrasja e Elson Kalaverit, në pranga 5 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar nga autoritetet italiane për vrasjen e Elson Kalaverit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano në Pisa. Siç shkruajnë mediat italiane, vrasja është porositur nga një shqiptar në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait.

“Ai vendosi të merrte një grup vrasësish për të zbatuar atë që quhet “Kanuni” në Shqipëri”, shkruan Today.

Arrestimet janë kryer mëngjesin e kësaj të premteje në Castelnuovo Val di Cecina (një fshat në Pisa), Napoli, Casoria (një fshat në Napoli), Pescara dhe Shqipëri. Autoritetet italiane nuk japin emra, por thonë se ata janë përgjegjës, në role të ndryshme, për vrasjen me paramendim të Elson Kalaverit.

Operacioni i autoriteteve italiane u quajt “Kanuni” dhe erdhi si rezultat i hetimeve të thelluara nga Karabinierët dhe Prokuroria në Pisa. Nga verifikimet u zbulua se vrasja ishte porositur nga një shqiptar, vëllai i Gent Keçit, për të marrë hak. Për këtë ai pagoi një grup vrasësish, që në rastin konkret janë tre italianët. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar ka dhënë informacion mbi vendndodhjen e Kalaverit.

Elson Kalaveri, 36 vjeç nga Thumana, jetonte në provincën e Sienas. Ai u vra më 18 gusht 2022 në një atentat mafioz pranë Sasso Pisano. Shqiptari po udhëtonte me një makinën e tij, por si pasagjer, kur u ndalua nga një mjet tjetër.

Në këtë moment vrasësit qëlluan të paktën 15 herë mbi të. Shoferi i makinës ku udhëtonte Kalaveri, një tjetër shqiptar, nuk mori dëmtime. Ai shkoi menjëherë në fshat dhe kërkoi ndihmë. Bashkatdhetarë të tjerë të Kalaverit tentuan t’i japin ndihmën e parë, por ai humbi jetën.

Kalaveri është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare. Mbi të gjitha ai ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2014, kur brenda komisariatit të policisë në Mamurras plagosi rëndë Gent Keçin.

“Në Shqipëri, ai u arrestua në vitin 2014 për vrasjen e fqinjit, por mbrojti veten duke thënë se kishte vepruar për vetëmbrojtje”, raportoi media italiane Today.

Viktima ka pasur edhe precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit në vendin fqinj.

Etiketa: KolaveriVrasje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Gazeta spanjolle zbërthen rolin e Amant Josifit: Objektiv me vlerë…

Gazeta spanjolle zbërthen rolin e Amant Josifit: Objektiv me vlerë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com