GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kanushi në Slloveni, Pecani në Rusi/ Ç’pritet të promovohet në Moskë

17:13 - 18/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanushi në Slloveni, Pecani në Rusi/ Ç’pritet të promovohet në Moskë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Genc Pecani dhe Oljan Kanushi, emra të propozuar për ambasadorë nga Ministria e Jashtme në Rusi dhe Slloveni, zhvilluan sot seancat dëgjimore në Komisionin për Politikën e Jashtme, i cili ka miratuar emrat e propozuar.

Pecani, para deputetëve, ka deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë nuk janë në nivelet më të mira, tha se kjo nuk do ta ndalojë atë për të promovuar vlerat pro perëndimore të Shqipërisë në Moskë.

“Mbrojtja dhe promovimi i interesave dhe vlerave kombëtare, përfshirë këtu dhe ato atë bashkëkombësve është dhe mbetet padyshim parësore dhe e patjetërsueshme, por në kuptimin tim kjo detyrë shkon edhe më përtej duke ngërthyer edhe një mision më universal, mbrojtjen e vlerave demokratike, të të drejtave njerëzore, normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, interesave të paqes dhe sigurisë në Europë e veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Genc Pecani.

Ai u shpreh se përgjatë historisë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë kanë pasur stinë të ngrohta e të nxehta, por edhe dimra të ftohtë me acar.

“Aktualisht marrëdhëniet politiko-ekonomike midis Shqipërisë dhe Federates Ruse janë në nivel më të ulët dhe kritik që pas rivendosjes së tyre në vitin 1991. Kështu është ndërprerë bashkëpunimi dypalësh dhe mundësia e konsultimeve diplomatike, marrëdhëniet ekonomike”, deklaroi Pecani.

Oljan Kanushi, zv. drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili është propozuar për ambasador të Shqipërisë në Slloveni, ka paraqitur pikat e platformës së tij duke nisur me bashkëpunimin ekonomik, turizmin dhe diasporën.

“Angazhimin e kam filluar në vitin 1999, si fillim duke qenë i angazhuar si vullnetar i Kryqit të Kuq Shqiptar gjatë konfliktit në Kosovë dhe më vonë pastaj duke marrë pjesë në dy misione që janë si më poshtë, është misioni “Allied Force” dhe “Joint Guardian” në Ferizaj, për të gjithë ata që si njohin, janë dy misione që sollën çlirimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Objektivi është që të qëndrohet në këtë klimë miqësore por dhe të përmirësohet më tej duke marrë pjesë, duke iniciuar nisma të reja bashkëpunimi mes vendeve në fushat që kërkohen, sigurisht me orientimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme edhe pastaj në dinamikë të politikave rajonale por edhe ndërkombëtare”, u shpreh Kanushi.

Pas dëgjesave në Komisionin e Jashtëm parlamentar, pritet dekreti i Presidentit për ti zyrtarizuar emrat e propozuar në postet diplomatike.

 

Etiketa: KanushiPecanipolitika e jashtmeRusia

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Finalja e parë në 20 dhjetor, FSHF cakton datat e startit të turneve

Finalja e parë në 20 dhjetor, FSHF cakton datat e startit të turneve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com