GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Kaos në ministrinë e Ahmetajt, KLSH: Nuk ka shifra për të pastrehët dhe pa program për rindërtimin

17:20 - 14/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kaos në ministrinë e Ahmetajt, KLSH: Nuk ka shifra për të pastrehët dhe pa program për rindërtimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kotrolli i Lart i Shtetit ka nxjerr raportin e auditimit për procesin e rindërtimit. Në gjetjet e raportit janë disa shkelje nga ana e Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin, si miratimi i programeve të procesit të rindërtimit ka shfaqur mangësi në drejtim të dokumentimit të saj.

Gjithashtu në raport thuhet se njësitë vendore nuk kanë dokumentuar plotësisht numrin e personave që kanë nevojë për trajtim, që kanë humbur familjet nga tërmeti apo janë të pastreh, nuk është dokumentuar plotësisht.

“Veprimtaria e MSHR-së për ndjekjen dhe bashkërendimin e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit ka shfaqur mangësi në drejtim të dokumentimit të saj;

– Mungon në mënyrë të dokumentuar evidentimi i burimeve të brendshme, materiale dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre;

– Ndjekja e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose kanë mbetur të pastrehë nuk është dokumentuar plotësisht;

– Ndjekja e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për strukturat e posaçme, të ngritura me ligj apo vendim, për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti është karakterizuar nga rutina e përditshme, pa e dokumentuar atë plotësisht;

– Informacionet mbi mënyrën e përdorimit dhe eficencën e arritur për çdo donacion apo mbështetje të ofruar nga organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë etj., janë të pa plota;

– Dokumentimi i burimeve të brendshme, njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore ka shfaqur mangësi në evidentim” – thuhet në raportin e KLSH.  

Më tej raporti ka evidentuar edhe mangësitë e Komisionit Shtetëror i Rindërtimit, pasi nuk ka hartuar dhe miratuar Programin e përgjithshëm të rindërtimit, dokument mbi të cilin do të mbështetej procesi i rindërtimit. Mangësi tjetër është edhe mungesa e monitorimit të mirëfilltë dhe periodik të procesit të rindërtimit, e cila nuk siguron transparencë mbi rezultatet e masave të ndërmarra pas tërmetit.

Komisionit Shtetëror i Rindërtimit gjithashtu ka dërguar dy projekte jo në respektim të procedurave të përcaktuara për përfitimin nga grantet e rindërtimit, siç është projekti për rindërtimin e Urës së Tapizës dhe projekti për rindërtimin e QSHAMT ku kërkesat për realizimin e këtyre projekteve nuk janë mbështetur në akt-ekspertiza.

“- Nuk ka hartuar, miratuar dhe përcjellë për miratim Programin e përgjithshëm të rindërtimit, dokument mbi të cilin do të mbështetej procesi i rindërtimit. Mungesa e këtij dokumenti të miratuar nga KSHR dhe KM, përmban riskun e cenimit të efektivitetit, eficiencës, dhe ekonomicitet të procesit të rindërtimit, si rezultat se vendimmarrja nuk është mbështetur mbi një planifikim të mirëfilltë, por është kryer rast pas rasti;

– Nga ana tjetër, mungesa e monitorimit të mirëfilltë dhe periodik të procesit të rindërtimit nga KSHR, si dhe mungesa e raporteve (nga KSHR) për KM-në, nuk ofron siguri mbi performancën e procesit të rindërtimit, përmban riskun e mos marrjes në kohë të masave të nevojshme për përmirësim, si dhe nuk siguron transparencë mbi rezultatet e masave të ndërmarra deri më tani për përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti i nëntorit 2019;

– Sekretariati Teknik i Komisionit Shtetëror të Rindërtimit gjatë veprimtarisë së tij për marrjen e vendimeve, nuk rezulton të ketë dokumentacion vërtetues për kryerjen e njoftimit dhe dërgimit të materialeve, procesverbalet e mbajtura nuk pasqyrojnë votën kundër, vendimet dhe procesverbalet e mbledhjeve të KSHR nuk janë nënshkruar të gjithë anëtarët etj.;

– Gjithashtu rezultoi se, janë pranuar, miratuar me Vendim të KSHR dhe dërguar për miratim tek KM dy projekte, jo në respektim të procedurave të përcaktuara për përfitimin nga grantet e rindërtimit: projekti për rindërtimin e Urës së Tapizës me fondin e propozuar në vlerën 151,539,896 lekë pa TVSH, dhe projekti për rindërtimin e QSHAMT me fondin e propozuar prej 275 milion lekë, pasi kërkesat për realizimin e këtyre projekteve nuk janë mbështetur në akt-ekspertiza apo projekt preventiv punimesh” – thuhet në Raportin e KLSH.

Etiketa: Arben AhmetajKLSHRindertimiShifrat

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Përplasje e fortë mes dy makinave në Fier-Levan, dy familje përfundojnë në kanal, flasin drejtuesit

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, aksidentohet 18-vjeçari në Fushë Krujë

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com