GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaosi me autobusët, reagon Unioni i Transportit: Do dyfishohet çmimi i biletave

09:21 - 08/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaosi me autobusët, reagon Unioni i Transportit: Do dyfishohet çmimi i biletave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kaos dhe pritje mbi një orë në stacionin e autobusit morën si dhuratë gratë e Shqipërisë për këtë 8 Mars. Ditën e sotme punonjësit e transportit publik në Tiranë kanë marrë veprimin që kishin paralajmëruar më parë, kanë përgjysmuar numrin e urbanëve. Si pasojë, nëpër stacione është krijuar kaos, ndërsa në një deklaratë për mediat Unioni i Transportit Publik ka deklaruar se u detyruan të vijnë në këtë vendim pasi nuk përballojnë dot çmimin e naftës.

Unioni i Transportit ka bërë të ditur se nëse situata do të vazhdojë kështu, mund të ketë rritje të çmimit të biletës. Një alternativë e tyre është që çmimi të dyfishohet duke shkuar në 80 lekë. “Më rëndësishmja që kërkohet është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do t’i jepte një mundësi që të kishim një transport publik në Shqipëri. Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë diku te 80 lekë për biletë një përdorimëshe. Në këtë formë ne do t’i japim një mundësi transportit që t’u shërbejmë qytetarëve dhe të mos kapitullojmë totalisht. Edhe kur ishte kryetar bashkie Rama dhe Basha, është llogaritur që çmimi i biletës të ishte diku te 50 lek për biletë. Deri atëherë çmimi i naftës është dyfishuar, natyrisht në proporcion të kësaj kemi kërkuar dhe çmimin e biletës”, tha Memaj, kreu i Unionit.

Ndërsa qeveria vazhdon të justifikohet se nuk ka faj dhe mundësi për rritjen e çmimit të naftës. Kujtojmë se javën që lamë pas çmimi i naftës është rritur pothuajse çdo ditë, duke shkuar në 230 lekë/ litër.

Etiketa: BiletaCmimekaosnaftetrasnbportiUnioni i Transporti Publik

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Nafta në stratosferë, Rama paralajmëron: Do vazhdojë të rritet!

Nafta në stratosferë, Rama paralajmëron: Do vazhdojë të rritet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com