GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaosi në Kuvend, a do ketë dialog me Ramën? Ja ç’thotë Bardhi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat për Berishën, reagon Bardhi: S’kemi betejë me drejtësinë, por
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas apelit të Ambasadave në vendin tonë për dialog mes palëve në Kuvend, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, tha se nuk ka asnjë reflektim nga ana e mazhorancës.

I ftuar në studion e A2 CNN, Bardhi tha se mazhoranca jo vetëm nuk ka reflektuar, por ka shtuar “dhunën” ndaj opozitës, dhe pse sipas tij, kjo e fundit është e gatshme për dialog.

“Është gjëja më normale që kur opozita kërkon një të drejtë të saj, mazhoranca të thotë po ulem që ta dëgjoj, por jo vetëm nuk po ulet, por shtojnë masat, për të mohuar më shumë të drejtat e opozitës”, tha Bardhi.

Kalimin e projekt buxhetit 2024 pa dialog, në më pak se 5 minuta, Bardhi tha se opozita nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale, për shkak se parlamenti nuk po funksionon ashtu siç duhet. Ai shton se do të kishte përgjegjësi në rast se Kuvendi do të funksiononte sipas ligjit dhe në rast se opozita do të heshtte. Mirëpo, sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por mazhoranca i ka injoruar krejtësisht propozimet e tyre.

“Përgjegjësi morale ne do të ndjenim nëse do lejonim kalimin e buxhetit pa debat nëse situata në Kuvend do ishte normale, në një kuvend ku opozitës i mohohen të drejtat minimale, ju prisni që shumicës të reflektojë ndaj reflektimeve që bën opozita, në nuk po na njohin të drejtat minimale, jo që ne të japim ide dhe që maxhoranca të reflektojë dhe të marrë parasysh propozimin tonë, është vënë në pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një parlament diktatorial apo normal”, tha Bardhi.

Në më shumë se një muaj protesta, Bardhi liston atë se çfarë opozita ka arritur deri tani.

”Kemi ndërgjegjësuar qytetarët shqiptar, por edhe faktorin ndërkombëtar që situata në Kuvend nuk është ajo që duhet. Për të ndërgjegjësuar opinionin që ky njeri ka vendosur që të shkrijë parlamentin, të shkrijë opozitën, mundësisht të emëroj një opozitë siç e dëshiron ai dhe të paraqesë situatën në botë se Shqipëria është një vend demokratik dhe ne kemi për detyrë që t’ia pasqyrojmë që ky s’është realiteti”, shtoi ai.

Etiketa: BardhiKryesore1kuvendRama

Lajme të lidhura

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues
Breaking Views

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues

19:29 - 17/11/26
Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë
Aktualitet

Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

19:29 - 17/11/26
Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani
Aktualitet

Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani

19:12 - 17/11/26
Para
Shpërthim në pikëkalimin kufitar Kanada-SHBA, pranë ujëvarës së Niagarës

Shpërthim në pikëkalimin kufitar Kanada-SHBA, pranë ujëvarës së Niagarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues
Breaking Views

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues

19:29 - 17/11/26

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Tubimi nisi...

Lexo më shumë
Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

19:29 - 17/11/26
Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani

Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani

19:12 - 17/11/26
Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

18:57 - 17/11/26
“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

18:56 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com