GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kaosi në transport, shoqata paralajmëron: Situata mund të agravohet nëse nuk ndërhyn qeveria

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaosi në transport, shoqata paralajmëron: Situata mund të agravohet nëse nuk ndërhyn qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prek disa ditësh vendi është për shkak të reduktimit të autobusëve. Pak ditë më parë Shoqata e Transportit Publike deklaroi se  do të përgjysmojë numrin e automjeteve për shkak se nuk janë mbështetur nga qeveria dhe nuk përballojnë dot kostot. Pavarësisht se çdo ditë qytetarët po përballen me tmerrin e urbanëve që tejmbushen dhe vonojnë shumë, qeveria nuk ka marrë asnjë vendim që do të zgjidhte këtë problematikë. Lidhur me këtë situatë ka folur sot gjatë një interviste televizive kryetari i Shoqatës së Transportit urban dhe interurban, Dashnor Memaj, i cili deklaroi se kjo situatë është e akumuluar prej kohësh.

Ai u shpreh se kjo situatë e pakëndshme do të merrte një tjetër drejtim kur instancat e larta të shtetit ti kushtojnë rëndësinë e duhur sepse sipas tij në kushtet ku ata ndodhen është e pamundur që të nxjerrin në punë të gjithë flotën e tyre.

“Unë drejtova kërkesat tona për sektorin në ekonomi, ndërsa ministria tha se nuk jemi ne përgjegjës për atë punë. Kjo situatë është e akumuluar prej kohësh për faktor ekonomik dhe mungesë stafi. E kemi lajmëruar një gjë të tillë dhe se situata mund të agravohet edhe më shumë nëse shteti nuk i jep zgjidhje. Ne kemi hartuar disa pika interesi si një mundësi reale për të dalë nga kjo krizë. Si ulja e TVSH nga 20 në 6 % si dhe heqja e taksës së qarkullimit.

Për qytetarët nuk do ishte e mirë rritja e çmimit të biletës, por duhet të na plotësojnë kërkesat e tjera nëse pavarësisht se jemi një shoqëri e hapur tregu natyrisht duhet të merren parasysh kërkesat tona ekonomike. Qytetarët në momentin që nuk kemi një reagim për instancat shtetërore jemi në pamundësi për përdorim të plotë të flotës tonë. Në momentin që nuk kemi një suport financiar nuk kemi si të flasim për shërbim transporti më cilësor”, tha ai.

I pyetur se cilat do jenë hapat që do ndërmarrin nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, Memaj deklaroi se  nuk do ta mendojë këtë  që nuk do marin  zgjidhje sepse atëherë situata do të përkeqësohet. Ndërkohë ditë e djeshme ministrja Belinda Balluku tha se hapi i parë që do të marrë qeveria është të reduktojë transportin informal, por punonjësit e këtij sektori nuk e shohin si të mjaftueshme këtë lëvizje.

Etiketa: paralajmerimshoqatatransport

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Berat/ Dhunoi fizikisht nënën e tij, bie në pranga 36 vjeçari, arrestohet një tjetër për mashtrim

Prej dy vitesh në kërkim për drogë, policia kap “mat” 36-vjeçarin në Kapshticë (EMRI)

TË FUNDIT

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26

PD kërkon që diskutimet për Reformën Zgjedhore të përqendrohen te ndarja e shtetit nga partia, duke kundërshtuar zgjerimin e objektit...

Lexo më shumë
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com