GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kaosi në universitete, Ina Zhupa: Kështu mund të evitonim vaksinimin me detyrim

20:18 - 18/10/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaosi në universitete, Ina Zhupa: Kështu mund të evitonim vaksinimin me detyrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka komentuar kaosin që u krijua sot nëpër universitete, të cilët nuk lejonin të futeshin në auditorë studentët e pavaksinuar. Përmes një interviste televizive ajo tha se, kjo shfaqje është e pafalshme dhe se kontrolli i certifikatës te dera nga policës është cenim i privatësisë për studentët. Sipas saj, certifikata duhej të administrohej nga njerëz të certifikuar që janë pjesë e universitetit.

“Ky vit nisi në mënyrën më të keqe të mundshme si rezultat i moskoordinimit dhe çakordimit që ka qeverisja në lidhje me vendimmarrjet që merr për pandeminë dhe arsimin. Sot kemi arritur në absurd, roje privat që kontrollonin certifikata vaksinimi studentëve shqiptar. Nuk është parë në asnjë vend të botës, nuk ka as tagrin as nuk është punësuar atë, por për të ruajtur godinën e shkollës dhe jo për të pasur kontakt në dokumente privat. Studentët u përballën me një gjë që nuk duhet të kishte ndodhur. Sot viti i ri akademik duhet të kishte nisur me një fushatë të fortë sensibilizimi, takimesh, bashkëbisedim të ekspertëve të shëndetësisë me studentët. Duhet të kishte nisur me njerëz të certifikuar që ishin pjesë e universiteteve që mund të administronin edhe certifikatat”, u shpreh Zhupa.

Sipas deputetes së PD-së, marrja e vendimit që vaksina do jetë me detyrim për studentët nuk është marrë në kohë. Ajo tha se, ky vendim duhet të ishte njoftuar më parë që studentët të kishin kohë të informoheshin dhe të vendosnin nëse do e merrnin vaksinën anti-COVID. Zhupa tha se, është katastrofave kjo që po bën qeveria, pasi iu privon studentëve të drejtën e arsimimit.

Ajo ka parashtruar disa pika që PD do bënte pjesë të programit të saj për vaksinimin e studentëve, ku ndër to pikas tamponi falas deri në një moment të dytë sa studentët të bindeshin se vaksinimi nuk është një detyrim por një e mirë për komunitetin. “Që nga fundi i janarit e deri më sot duhet të kishin bërë një strategji për arsimin e lartë dhe duhet të kishin vendosur nëse studentët do i kishin me detyrim për t’iu lënë hapësirë studentëve të informimit por edhe fizike. Fushat bëhet edhe në media edhe nga mekanizmat online. Kjo platformë mund të shfrytëzohej për të bërë një fushatë sensibilizimi. Një urdhër  i ministres prevalon të drejtën kushtetuese për tu arsimuar, kjo nuk është normale. Në këtë rast shteti bëhet partner me studentët, për t’iu ofruar edhe teste falas derisa t’iu mbushte mendja që vaksina është diçka e mirë dhe e duhur”, vijoi deputetja.

PD i qëndron akuzave të saj, se qeveria po përdor situatën pandemike për të vjedhur qytetarët dhe degraduar vendin, ndërsa ka bërë me dije më parë se edhe shqetësimin për studentetët ja ka paraqitur OSBE.

Etiketa: PDStudenteZhupa

Lajme të lidhura

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Para
Shiu përmbyt qendrën e qytetit të Beratit

Shiu përmbyt qendrën e qytetit të Beratit

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com