GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kaotike situata me zjarret në Europë, shpërthejnë armatimet e Luftës së Parë Botërore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaotike situata me zjarret në Europë, shpërthejnë armatimet e Luftës së Parë Botërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Europën kanë sjellë aktivizimin e vatrave të zjarrit në disa shtete të kontinentit të vjetër. Konkretisht në Slloveni, zjarret në vend kanë ndezur bombat e groposura në tokë që nga Lufta e Parë Botërore. Sipas shtypit slloven, zjarri ka lëvizur nëpër Kras në Slloveninë perëndimore përmes zonave që dikur ishin fushëbeteja gjatë Luftës së Parë Botërore. Si rezultat, ata po bien në kontakt me armatimet që nuk shpërthyen gjatë konfliktit shekullor.

Edhe pse me sa duket flakët në zonë tani janë vënë nën kontroll, zjarri që përfshiu rajonin ra në kontakt me një bombë më 22 korrik, duke shpërthyer pajisjen ndërsa zjarrfikësit punonin aty pranë.

Copëzat u hodhën në një rreze të gjerë, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Çuditërisht, ky nuk është një incident i izoluar, pasi me kaq shumë bomba të ngjashme që shpërthejnë për shkak të zjarreve, zyrtarët kanë ndaluar numërimin e shpërthimeve – në vend të kësaj ata shënojnë vetëm ato që shpërthejnë pranë rrugëve.

“Problemi është se për shkak të municioneve të pashpërthyera, njësitë e zjarrfikësve nuk mund të depërtojnë në zjarr, por mund të veprojnë vetëm në skajet e tij. Kjo është arsyeja pse zjarri po luftohet intensivisht edhe nga ajri”, tha për shtyp ministri slloven i mbrojtjes Marjan Šarec.

Në vendin e zjarrit, pati 12 beteja gjatë Luftës së Parë Botërore me më shumë se 20 000 viktima, mes një sasie të pallogaritshme eksplozivi që u përdor.

Forca Ajrore Mbretërore dhe Forca Ajrore e Ushtrisë Amerikane hodhën 2.7 milionë tonë bomba në Evropë vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore – dhe nuk ka dyshim se një numër i madh i tyre do të jenë pa shpërthyer.

Përpjekjet për t’i çmontuar ato janë të rrezikshme. Vetëm në Francë, 630 oficerë të asgjësimit të bombave kanë vdekur duke bërë punën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

 

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Nxorri administratën në sheshin “Skëndërbej”, Rama i bashkohet koncertit, kush e shoqëron

Nxorri administratën në sheshin "Skëndërbej", Rama i bashkohet koncertit, kush e shoqëron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi apel policisë: S’jemi kriminelë, por të rinj që kërkojmë të ardhme më të mirë, bashkohuni me ne
Aktualitet

Protestuesi apel policisë: S’jemi kriminelë, por të rinj që kërkojmë të ardhme më të mirë, bashkohuni me ne

11:35 - 17/10/26

Një 16-vjeçar ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke iu drejtuar efektivëve të policisë...

Lexo më shumë
Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore

Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore

11:27 - 17/10/26
“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

11:19 - 17/10/26
“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve

“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve

11:05 - 17/10/26
Vlonjatët dalin në protestë! Qytetarët përleshen me policinë, kërkojnë anulimin e projektit për muzeun hebraik

Vlonjatët dalin në protestë! Qytetarët përleshen me policinë, kërkojnë anulimin e projektit për muzeun hebraik

10:50 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com