GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapen armë dhe jelekë antiplumb në Shkodër, prangoset një person

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapen armë dhe jelekë antiplumb në Shkodër, prangoset një person
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen dhe sekuestrohen maska, paruke, jelekë antiplumb dhe kokore metalike si të Policisë, armë gjahu, municon luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen edhe 1 kavanoz dhe 13 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një sasi tjetër e kësaj lënde, e ndarë në doza, gati për shitje në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Zbulimi, bazuar në inteligjencën policore dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale  “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që posedonte në banesë, sendet e kundërligjshme dhe lëndën narkotike.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacioneve policore “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një tjetër rast të furnizimit të personave apo grupeve kriminale, me mjete për të kryer krime kundër personit dhe pronës, si dhe një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, kanë ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit R. G., ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë amntiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Etiketa: ArmeKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Aktualitet

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje
Aktualitet

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26
Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë
Aktualitet

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

18:02 - 12/09/26
Para
“Obsesion…”, Bora dhe Donald prezantojnë kolonën zanore të filmit

"Obsesion...", Bora dhe Donald prezantojnë kolonën zanore të filmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Aktualitet

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer këtë të shtunë në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e...

Lexo më shumë
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26
Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26
Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

18:02 - 12/09/26
Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

17:45 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com