GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapen 45 kg kokainë në portin e Durrësit, si u zbulua droga e fshehur në mishin e pulës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapen 45 kg kokainë në portin e Durrësit, si u zbulua droga e fshehur në mishin e pulës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër sasie kokaine është kapur mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Bëhet me dije se në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili janë gjetur 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Mishi ishte porositur nga një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
“Port, Durrës – Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”.
Operacioni, nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit.
Sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.”-njofton policia.

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
Detaje nga atentati në Shkodër, 26 plumba në lokalin ku mbeti i vrarë i moshuari

Detaje nga atentati në Shkodër, 26 plumba në lokalin ku mbeti i vrarë i moshuari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com