GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një biznesmen i njohur grek, pronar i rrjetit të furrave të bukës “Horiatiko”, është arrestuar në Janinë, teksa dyshohet se po tentonte të largohej drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar hetimit të një rrjeti të madh kriminal që vepronte në disa zona të Greqisë.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Angelos Giannakopoulos, i njohur edhe me pseudonimet “Babi” dhe “Shefi”.

Ai është në qendër të një hetimi dhjetëmujor të Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, që ka zbuluar dyshime për një skemë të gjerë evazioni fiskal, pastrim parash dhe mashtrime me prokurimet publike.

Sipas mediave greke, operacioni policor ka çuar deri më tani në arrestimin e 59 personave, ndërsa në dosjen hetimore përmenden gjithsej 149 të dyshuar. Sipas hetimeve, rrjeti përdorte dhjetëra kompani, disa prej të cilave dyshohet se ishin fiktive, për të fshehur aktivitetin financiar dhe për të shmangur detyrimet ndaj shtetit.

Nga furrat e bukës te klubet e natës dhe bizneset në plazhe

Hetuesit dyshojnë se aktiviteti i Giannakopoulos nuk kufizohej vetëm te rrjeti i furrave të bukës “Horiatiko”.

Përmes kompanive të ndryshme, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin shtrirë interesat edhe në klube nate, lokale striptizmi, hotele dhe bare plazhi.

Një prej rasteve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është ai në ishullin e Rodosit, ku katër kompani të lidhura me rrjetin administronin 28 plazhe.

Sipas raportimeve, këto subjekte kishin detyrime të papaguara mbi 850 mijë euro ndaj bashkisë dhe kompanisë shtetërore të pronave, por kontratat e tyre nuk ishin ndërprerë nga autoritetet lokale.

Dyshime për lidhje me policinë dhe administratën

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit janë dyshimet për përfshirjen e punonjësve të policisë dhe zyrtarëve të administratës publike në skemë. Sipas dosjes, persona në Athinë, Rodos dhe Mykonos dyshohet se i kanë ofruar mbrojtje rrjetit ose i kanë përcjellë informacione konfidenciale.

Hetimi është vështirësuar disa herë nga dyshimet për rrjedhje informacioni. Giannakopoulos dyshohet se kishte mësuar që në muajin maj se ishte nën përgjim, ndërsa pak orë para kontrolleve përfundimtare, bashkëpunëtorët e tij tentuan të fshinin të dhënat elektronike dhe serverat në selinë e kompanive në Athinë. Policia arriti të ndërhyjë përpara se të zhdukeshin provat.

Përgjimet kanë zbuluar gjithashtu biseda për blerjen e dhuratave luksoze, përfshirë parfume dhe produkte kozmetike të markës “Yves Saint Laurent”, që dyshohet se u përgatiteshin zyrtarëve shtetërorë në këmbim të favoreve dhe lehtësive administrative.

Hetimet në Greqi vijojnë për të dokumentuar të gjitha lidhjet e dyshuara të rrjetit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

Etiketa: ArrestimBiznesmeni grekRrjeti furrave te bukes

Lajme të lidhura

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi
Aktualitet

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

15:58 - 01/11/26
Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik
Aktualitet

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

14:58 - 01/11/26
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë
Aktualitet

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

14:42 - 01/11/26
Para
I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi
Aktualitet

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

15:58 - 01/11/26

Një zyrtar i lartë i policisë serbe është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre, në kuadër të një hetimi që...

Lexo më shumë
Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

15:27 - 01/11/26
Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

14:58 - 01/11/26
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

14:42 - 01/11/26
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

14:25 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com