GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Kapet mat në Paris, zbuloni të dashurin e Dea Mishel (FOTO)

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Kapet mat në Paris, zbuloni të dashurin e Dea Mishel (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dea Mishel Hoxha ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.

E natyrisht si për çdo personazh grua, një interes të shtuar ka edhe për jetën private. Në lojë Dea u fut dhe doli si beqare, pavarësisht se përgjatë qëndrimit në shtëpi, disa flirte i pati. Edhe pas garës, në deklaratat e saj, ajo vijonte të ishte beqare.

E pyetur nëse është në një lidhje dashurie për të cilën është përfolur goxha kohëve të fundit, ish-finalistja shprehu dëshirën për ta pasur një partner por tregoi se momentalisht është vetëm. Sipas saj mashkulli që ajo dëshiron të ketë në krahë duhet t’i japë siguri.

“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”, u shpreh Dea.

Dhe mesa duket këtë mashkull Dea e paska gjetur. Pak ditë më parë, blogerja ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqej në Paris.

Natyrisht që në qytetin e dashurisë, vështirë se mund të shkohet vetëm, ndaj edhe të shumtë ishin ata që e menduan se një mashkull e shoqëron.

Dhe në fakt kështu ka qenë. Disa foto të mbërritura në redaksinë tonë, tregojnë Dea Mishel, në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull.

Krejt të shkujdesur dhe larg syve të publikut që mund ti njoh, çifti duket se ka pushuar disa ditë në Paris. Megjithatë, edhe atje ka pasur disa persona që i kanë identifikuar, duke i shkrepur disa foto paparacë

Nuk dihet asgjë rreth identitetit të partnerit të saj, por ajo që mund të themi është që kjo është një lidhje e re për Dean dhe duket se ka vendosur ta shijojë plotësisht, duke u shkëputur kështu edhe për disa ditë romantike në qytetin e të dashuruarve.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Dea Mishel Hoxha dhe Krist Aliaj janë parë shpesh nën shoqërinë e njëritjetrit, madje në rrjet fansat aludohet se mes tyre mund të nisë ndonjë romancë.

Megjithatë, ish-banorja i konfuzoi të gjithë me deklaratën e saj, pasi postoi një foto me Kristin dhe krahas imazhit ajo pranoi se është në një “marrëdhënie” me këtë të fundit.

“Na zbuluat… E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin”, shkroi aktorja krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar ish-banorin, teksa realizojnë një set fotografik.

Por “marrëdhënia” mes tyre ka qenë gjithnjë miqësore. Kujtojmë se miqësia mes dy ish-finalistëve të “Big BrotherVIP” nisi gjatë qëndrimit në shtëpi dhe tashmë po vazhdon edhe jashtë.

Ndër të tjera ajo shprehet: “Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen s ikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time.

Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet. Jam kaq mirënjohëse. Jam e lumtur për çdo hap të jetës tënde”.

Dhe duket se pas kaq shumë zhurme në rrjet, Dea ka gjetur dashurinë dhe ka vendosur që ta jetojë larg syrit të publikut, duke preferuar që të ruajë gjithçka sekret. /Panorama/

Etiketa: DEA MISHELi dashuriParis

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
VIDEO/ Hodhi ‘kunja’ për Luizin dhe Kiarën, Cubi pendohet për fjalët

VIDEO/ Hodhi ‘kunja’ për Luizin dhe Kiarën, Cubi pendohet për fjalët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com