GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapet me armë zjarri dhe kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

13:28 - 02/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapet me armë zjarri dhe kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçari pasi gjatë kontrolli të ushtruar në dhomën e hotelit ku i riu ishte akomoduar, iu gjet kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Gjithashtu, 33-vjeçari Klaus Aliaj, gjatë ndërhyrjes së efektivëve në dhomën e hotelit tek Rruga e Kavajës, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

I riu banues në Tiranë u arrestua për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Room”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Room”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 242, 278dhe 283 të Kodit Penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ushtruar kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, në të cilën akomodohej shtetasi K. A. Ky shtetas gjatë ndërhyrjes, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të dhomës, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 

Etiketa: ArmeKokaine

Lajme të lidhura

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Para
Faleminderit kampion! Ballkani përshëndetet me trajnerin Ilir Daja

Faleminderit kampion! Ballkani përshëndetet me trajnerin Ilir Daja

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli
Sport

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Shpendi, ishte protagonist në barazimin 1 me 1 që skuadra e Çezenës regjistroi në shtëpi...

Lexo më shumë
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

17:37 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com