GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Kapet me kallëpe kanabis në formë çokollate, arrestohet 36 vjeçari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Kapet me kallëpe kanabis në formë çokollate, arrestohet 36 vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Merrej me transport e shpërndarje të lëndës narkotike të përpunuar duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë, vihet në prangat e Policisë 36- vjeçari nga Tirana, Yllson Dani

Sekuestrohen 4 kallëpe  me lëndë narkotike kanabis të përpunuar në formë çokollate.

Njoftimi i policisë

Në zbatim të masave  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogërave në sasi të vogla,  bazuar në inteligjencën policore,  se një drejtues furgoni që merrej me transport pasagjerësh, ushtronte edhe veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave  kanabis në formë çokollate dhe të drogave të forta në sasi të vogla, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kamuflimi”.

Në kuadër të operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat,  në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana,  ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë  e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe  me lëndë narkotike kanabis sativa,  të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Nga informacionet e grumbulluara më parë   dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike  në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta  në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni  vijon  për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë  veprimtari kriminale..

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: cokollateKanabis

Lajme të lidhura

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Para
Mbappe reagon për vrasjen e 17-vjeçarit Nael në Paris: Situatë e papranueshme

Mbappe reagon për vrasjen e 17-vjeçarit Nael në Paris: Situatë e papranueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com