GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari kapet me 40 kg kokainë, policia: Kjo s’është asgjë, grupi i tij trafikon qindra kg drogë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drogë në banesë, përfundojnë në pranga çifti shqiptar në Venecia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane më 3 shtator, pasi iu gjet dhe sekuestrua mbi 40 kilogram kokainë e pastër.

Gjyqtarja hetuese e Gjykatës së Ankonës Sonia Piermartini vërtetoi sot arrestimin e trafikantit të dyshuar ndërkombëtar të zbuluar nga policia e Normës, shkruajnë mediet italiane.

33-vjeçari shqiptar është pa precedentë të mëparshëm penalë, por pas tij dyshohet se mund të ketë një organizatë shumë më të madhe dhe më të rrënjosur në Marche, shkruan gijotina.com.

I arrestuari, i mbrojtur nga një avokat i barit në Rimini, Massimiliano Orrù, ndodhet në burg në Montacuto që nga e premtja. Policia e ndaloi atë teksa ngiste një Golf Volkswagen, në via Albertini, në zonën Baraccola të Ankonës, ku gjatë kontrollit të makinës gjeti 1 kilogram kokainë.

Në një apartament që 33-vjeçari kishte marrë me qira për tre muaj, po në Baraccola, karabinierët gjetën 41 kilogramë të tjera kokainë. Në shtëpi kishte edhe një pistoletë të mbushur, disa fishekë dhe disa qindra euro cash. Përballë gjyqtarit hetues shqiptari ka zgjedhur të heshtë.

I dyshuari për trafik droge vinte herë pas here në Itali, nga Shqipëria, me një vizë turistike tre mujore. Me profesion tregtar makinash, ai kishte një banesë edhe në Civitanova Marche, ku kishte vendbanimin, por apartamentin e kishte “të pastër”.

Shtëpia e Baraccola-s, nga ana tjetër, ishte një lloj magazine ku mbahej droga, një pikë mbështetjeje përpara se të merrte drejtime të tjera, shkruan gijotina.com. Shqiptari kërkohej nga Guardia di Finanza e Breshias.

Kokaina e pastës do të sillte një fitim prej 10 milionë eurosh. Dyshimi është se 42 kilogramët e gjetur në Ankona janë vetëm një pjesë e vogël e një raundi të madh pluhuri të bardhë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Etiketa: droge shqiptarItali

Lajme të lidhura

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
Para
Krimet e luftës në Kosovë/ “Kanë kaluar afatet”, Shehu: Pse po zvarritet procedura?

Sesioni i ri parlamentar nis me debat, Shehu kritikon Nikollën: Po shkel rregulloren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26

Avokati Altin Goxhaj shprehet se goditja që mori në protestën e së shtunës nga plumbi i gomës, kishte si qëllim...

Lexo më shumë
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com