Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të martë në kuadër të operacionit “Stacioni”.
Efektivët, njoftoi policia, e kanë lokalizuar të riun Erdi Kurti në zonën pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, atij i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.
Discussion about this post