GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapet në Durrës 26 vjeçari, ndërmjetësoi marrëveshjen mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapet në Durrës 26 vjeçari, ndërmjetësoi marrëveshjen mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kevin Kurti, 26 vjeç, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge, u arrestua në Durrës, pas një operacioni të policisë shqiptare.

Ndaj Kurtit autoritetet italiane kishin vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” , ndërsa 26-vjeçari shqiptar akuzohet si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas medieve italiane i riu është lokalizuar në shtëpinë e tij në Durrës dhe gjatë arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Nga mediet italiane i riu përshkruhet si ndërmjetës i kokave të trafikut të drogës.

Pas arrestimit do nisin procedurat për ekstradimin e tij në shtetin fqinj. Ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K., 26 vjeç.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.

26 vjeçari Kurti i shpëtoi operacionit tre javë më parë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit, ku 32 persona, pjesëtarë të dy organizatave kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar dhe shpërndarjen e drogës u arrestuan në një operacion të policisë së Napolit në Itali.

Dy shqiptarët e përfshirë në këtë organizatë ishin Isat Cela dhe Kevin Kurti. 26-vjeçari konsiderohet si ndërmjetësi i marrëveshjes mes Simone Bartiromo, një element drejtues i organizatës nën hetim dhe Sebastiano Romeo, “furnizues” kalabrez i kokainës me qendër në Bianco.

Hetimet nuk u ndalën kurrë dhe Karabinierët, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Napolit dhe me bashkëpunimin e paçmuar të SCIP (Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor) dhe Policisë Shqiptare, gjurmuan Kurtin në Durrës. Ai tani është i mbyllur në një burg shqiptar, në pritje të ekstradimit, shkruajnë mediat italiane.

Nga hetimet rezulton se një nga shqiptarët është përgjuar në një bisedë në qershor 2021 me një bashkatdhetar që sapo kishte zbritur në Napoli. Dy bashkëbiseduesit diskutojnë metodat e transportit të drogës dhe rreziqet ndaj të cilave ato ekspozohen, për shembull, kur droga transferohet në një qese, për shkak të qenve nuhatës të drogës. Ata pretendojnë se kontejnerët ofrojnë siguri më të madhe, por vetëm “nën ujë është 100%, por përshtatet vetëm nga Panamaja”, thonë ata.

Fraza interpretohet nga hetuesit si një demonstrim se mjetet tradicionale tani po bashkohen me një metodë transferimi përmes nëndetëses, siç u zbulua nga policia amerikane gjatë një operacioni të rëndësishëm. Nisja e nëndetëseve bëhet nga Panamaja, e cila konsiderohet si një nga kryeqytetet botërore të kokainës. Pjesë e këtij grupi rezulton edhe Bruno Carbone, italiani i arrestuar në Dubai në nëntor 2022, i kërkuar që nga 2003 dhe i konsideruar një nga trafikantët më të rëndësishëm pas Raffaele Imperiale. Organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe heroinë. Rrugëkalimi i drogës ka qenë dhe Holanda e Spanja.

Etiketa: ArrestimKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
“Zarfi i zi” në BB VIP3, banorët në ankth (VIDEO)

"Zarfi i zi" në BB VIP3, banorët në ankth (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26

Tensionet dhe vendosmëria e qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë po vijnë në rritje. Një protestues që u prezantua si pjesë...

Lexo më shumë
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetovis girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis