GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kapet në Mesdhe dhe shkon në Japoni, industria e peshkimit parashikon 35 mln euro investime

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapet në Mesdhe dhe shkon në Japoni, industria e peshkimit parashikon 35 mln euro investime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton, ku aktualisht ky eksport ka nisur me Japoninë. Zëvendës ministri i Bujqësisë, Roland Kristo në një intervistë për mediat, tha se për 3-4 vite pritet të investohen 35 milionë euro duke nxitur fuqizimin e këtij sektorit biznesi në vendin tonë.

Zëvendës ministri i Bujqësisë tha Shqipëria deri më sot e ka shitur peshkun Ton sapo është kapur në brigjet e Mesdheut, ndërsa sot po krijon fermën e vetë të eksportit drejt Japonisë. Kristo shpjegoi dhe mënyrën se si kapet peshku Ton dhe se si sillet i gjallë në fermën e krijuar në Shqipëri. Pas këtij procesi peshku përgatitet dhe futet në ngrirje deri në -85 gardë që kur shkon në Japoni dhe shkrin është sërish i gjallë.

“Shqipëria deri tani e ka peshkuar peshkun ton dhe ia ka shitur të gjallë fermave të tjera spanjolle apo malteze dhe nuk e kemi sjellë në Shqipëri. Sot anijet tona shkojnë deri në fund të Mesdheut dhe peshku Ton vjen deri në Shqipëri i gjallë përmes transportit me kosha. Më pas peshku përpunohet dhe  futet në një anijen japoneze që ka ardhur duke kaluar në ngrirje -85 gradë që peshku kur shkrihet është përsëri i gjallë. Investimi deri tani është 5 milionë euro dhe më pas brenda 3-4 viteve pritet të shkojë 35 mln euro dhe më pas me rritje eksponenciale. Tregu i tonit të kuq shkon që në peshkim në anije diku tek 1.1 mld dollarë dhe deri te konsumatori final shkon 5 mld dollarë. Është një treg i ri biznesi që kemi futur në vendin tonë, ku përfitimet do të jenë të mëdha”, tha Kristo.

Edhe përfaqësues i Shqipërisë në IÇAT, Arian Palluqi tregoi për mënyrën e rritjes së peshkut Ton që nga monitorimi i tij me kamera në ujë e deri tek ushqyerja.

“I gjithë procesi i kultivimit të peshkut Ton filmohet nga kamera specifike që bën të mundur numërimin një për një të peshkut dhe më pas mat gjatësinë e tij. Përmes një llogaritje që bën vetë kjo teknologji përcakton edhe peshën e peshkut ton. I gjithë ky proces, por edhe procesi i kapjes së tij në det dokumentohen në mënyrë të përpiktë që nga hedhja e rrjetës nga anijet e deri tek eksportimi i tij përfundimtar”, tha Palluqi.

Industria shqiptare e peshkimit pritet të kthehet në një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton në të gjithë botën, duke u kthyer kështu në një pikë kyçe në ekonominë globale për këtë produkt.

Etiketa: industriainvestimejaponiMesdhepeshkimiPeshku

Lajme të lidhura

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu
Breaking Views

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat
Breaking Views

Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

19:11 - 05/08/26
Para
Kukësi zyrtarizon largimin e mbrojtësit

Kukësi zyrtarizon largimin e mbrojtësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com