GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapet pas 5 vitesh në arrati bosi i mafies italiane, u arrestua në gjumë me armë pranë tij

17:20 - 07/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapet pas 5 vitesh në arrati bosi i mafies italiane, u arrestua në gjumë me armë pranë tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Foggia, Itali – Një nga bosët më të kërkuar të mafies italiane është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së martës nga karabinierët italianë, duke i dhënë fund një arratie pesëvjeçare.

Leonardo Gesualdo, 39 vjeç, udhëheqës i organizatës famëkeqe mafioze Società Foggiana, u kap nga forcat speciale të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë (GIS) në një operacion të befasishëm në periferinë e qytetit Foggia, ndërsa ndodhej në gjumë.

Gesualdo ishte në kërkim që prej vitit 2020, kur arriti t’i shpëtonte një operacioni të gjerë policor që kishte në shënjestër struktura të rëndësishme të mafies në rajonin e Puglias. Ai ishte dënuar me 12 vjet burg dhe konsiderohej një nga të arratisurit më të rrezikshëm në listën e Ministrisë së Brendshme italiane.

Gjatë operacionit të zhvilluar pesë vite më parë, autoritetet kishin lëshuar 44 urdhra ndalimi, kryesisht për vepra penale që lidhen me zhvatjen dhe aktivitetet mafioze në zonën e Foggias.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në banesën ku fshihej, policia i gjeti një pistoletë të mbushur me gjashtë fishekë, çka e rëndon më tej pozitën e tij ligjore.

Società Foggiana, e njohur për brutalitetin dhe strukturën e ngjashme me Ndrangheta-n apo Cosa Nostra-n, është një nga organizatat më aktive kriminale në jug të Italisë, me ndikim të fortë në trafik droge, zhvatje dhe krime të dhunshme.

Arrestimi i Gesualdos cilësohet si një goditje e rëndësishme ndaj krimit të organizuar në rajon, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët që e ndihmuan të fshihej për kaq kohë.

Lajme të lidhura

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë
Aktualitet

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri
Breaking Views

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

22:36 - 24/03/26
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme
Breaking Views

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
Para
Iris Stalzer, kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë në Herdecke, Gjermani, gjendet e plagosur rëndë

Iris Stalzer, kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë në Herdecke, Gjermani, gjendet e plagosur rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë
Aktualitet

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26

Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, duke i akuzuar për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe...

Lexo më shumë
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

22:36 - 24/03/26
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26
Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

21:08 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com