GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kapiteni Gjimshiti: Gati për në Berlin, i kemi borxh Shqipërisë

08:23 - 13/10/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kapiteni Gjimshiti: Gati për në Berlin, i kemi borxh Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka folur pas fitores spektakolare 3-0 ndaj Çekisë, duke i dhënë merita shokëve të ekipit, si dhe trajnerit Sylvinho.

Gjimshiti theksoi se ndjehet i lumtur që tani kanë vetëbesim dhe që Kombëtarja ka pësuar një rritje të madhe.

Fitorja: “Sigurisht që po, çdo fitore ka lezetin e vet. Është një arritje personale, por nuk kam qejf të flas shumë për veten, por ishte një arritje për gjithë kombin. Një fitore madhështore dhe besoj se kanë festuar të gjithë shqiptarët. I falënderoj të gjithë për mbështetjen.

Shorti i vështirë në letër, por tani duket i lehtë: Ndoshta duket tani nga jashtë që është i lehtë, por nuk është aspak, pasi kemi luajtur kundër Çekisë dhe Polonisë që luajnë në kualifikueset në Europian apo Botëror çdo dy vjet, por të mos e bëjmë të lehtë. Duhet parë edhe nga ana tjetër që kjo Kombëtare ka pasur një rritje të madhe, pastaj është edhe besim dhe grupi që na e bënë më të lehtë.

Çfarë ka ndryshuar Sylvinho te Kombëtarja ? “Sylvinho na ka bërë ekip, jemi të gjithë për njeri-tjetrin dhe vrapojmë për njeri-tjetri dhe është gjëja më e rëndësishme, por sigurisht që të gjithë kanë talent. Megjithatë kryesorja që na ka bërë të ecim është që tani jemi bërë ekip, por megjithatë kemi ende punë për t’u përmirësuar.

Vetëbesimi në ekip: “Vetëbesimi është një nga gjërat më të rëndësishme, që të dalësh në fushë dhe ta shohësh kundërshtarin në sy dhe të thuash sot do fitojë unë. Ne e kemi dhe sigurisht që kjo gjë të bën të fitosh. Borxh mua nuk më ka askush, borxh ndoshta i kam unë Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua. Sigurisht që u mërzita në 2016-tën që u largova nga Europiani, por punova më shumë dhe ja ku jemi sot.”

Berat Gjimshti është kthyer në liderin e prapavijës së Kombëtares shqiptare, por edhe lider i zëshëm i saj me shiritin e kapitenit në krah. Dhe pas suksesi ndaj Çekisë, ai ka folur si kapiten i vertetë teksa ka komentuar vendin e parë në grup që afron me Europianin e parë në karrierën e tij.

“Sigurisht që çdo fitore ka lezetin e vet dhe sigurisht një arritje personale. Por nuk kam shumë qejf të flas për veten, por një arritje për gjithë kombin, kudo që janë shqiptarët, një fitore madhështore, kanë festuar kudo. I falënderoj të gjithë që na kanë përkrahur kaq shumë e na kanë dhënë shtysë në këtë ndeshje e gjithmonë”.

“Ndoshta duket nga jashtë që është e lehtë, por nuk është aspak. Kemi luajtur kundër kombëtareve si Çekia apo Polonia, që luajnë pothuajse çdo dy vite në finale të Europianit apo Botërorit dhe besoj se kjo është gjëja që të mos e bëjmë të lehtë, të mos ulim kundërshtarët por të rritim vlerën tonë. Ashtu mendohet se janë ato më dobët, por ndoshta duhet parë që kjo kombëtare ka patur rritje të madhe, duket kualiteti, vetëbesimi në fushë e që ky komb do të arrijë shumë lart.

E vështirë të gjej diçka në veçanti por ajo që ka ndryshuar me Silvinjon është se jemi një ekip, jemi të gjithë për njëri-tjetrin, vrapojmë për njëri-tjetrin dhe kjo është më e rëndësishme në futboll. Sigurisht ka kualitet individual, por më e rëndësishme është ekipi dhe kjo na bën të marrim këto fitore dhe të luajmë kaq mirë, ka ende për përmirësim dhe kjo është ende më e bukur, nuk ke arritur majën dhe të përmirësosh diçka”.

Besimi te vetja? “Të jep vetëbesim të dalësh në fushë, të përballosh kundërshtarët, t’i shohësh në sy dhe të thuash ‘sot do të mposht, do të dalësh i humbur e fitoj unë’. Është e rëndësishme, e kemi brenda për momentin, edhe fitoret radhazi apo mbrojtjet pa pësuar gol të jep vetëbesim”.

Etiketa: BerlingjimshitiShqiperi

Lajme të lidhura

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive
Breaking Views

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

07:55 - 21/12/25
Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham
Sport

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
Para
Sulmi ndaj Izraelit, “Black Lives Matter” mbështetje për Hamasin

Sulmi ndaj Izraelit, "Black Lives Matter" mbështetje për Hamasin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë në hyrje të podkastit të tij, se Kuvendi i Shqipërisë nuk do...

Lexo më shumë
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

07:55 - 21/12/25
Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

07:40 - 21/12/25
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

07:31 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com