GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapja e 1.5 tonë drogë në Turqi, Meta: Rekord i zi për vendin, të luftohet krimi i organizuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapja e 1.5 tonë drogë në Turqi, Meta: Rekord i zi për vendin, të luftohet krimi i organizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar lidhur me sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike, e cila u kap në një pyll nga policia turke. Droga mësohet se vinte nga Shqipëria në rrugë detare. Lidhur me këtë ngjarje Meta u shpreh se sasia 1.5 tonë drogë është një ndër më të mëdhajat e trafikuara drejt Turqisë nga Shqipëria. Sipas Metës ky është një tregues se prodhimi i hashashit nga grupet kriminale në vend vijon me ritme të larta.

“Me mjaft shqetësim kam përcjellë kapjen pranë Izmirit të një sasie rekord droge të nisur në rrugë detare nga Shqipëria. 1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdhaja të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend.”

Përmes këtij postimi presidenti Ilir Meta ka bërë apel ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë në Shqipëri për të përforcuar kapacitetet profesionale dhe të tregohet vullneti i duhur politik për parandalimin e këtyre situatave. Sipas tij të tilla raste përbëjnë një rekord të zi për vendin, ndaj kërkon që personat pas këtij trafiku masiv të drogës drejt Turqisë të vihen para drejtësisë.

“I bëj thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla, që përbëjnë rekorde të zeza për vendin. Gjithashtu, apeloj për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij. Po kështu, i bëj thirrje Kuvendit të rrisë rolin e tij në mbikëqyrjen e luftës kundër trafikut të drogave dhe krimit të organizuar.”, shkruan Meta.

Tre ditë më parë policia turke përmes informacioneve që kishte siguruar se një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike do të mbërrinte nga Shqipëria, bëri të mundur sekuestrimin e 1.5 tonë drogë dhe arrestimin e tre personave të armatosur në një pyll në zonën e Muglas.

Etiketa: drogeIlir MetaTurqi

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Para
FOTO, ish-ylli i Kombëtares bëhet drejtor sportiv

Tirana tenton të afrojë ish-lojtarin e Kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!
Breaking Views

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26

Të gjitha bizneset që do të sponsorizojnë artin , kulturën dhe sportin tanimë do të përfitojnë lehtësira financare. Vendimi I...

Lexo më shumë
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com