GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kapllanaj klienti i Ramës nga PD, Agolli e gostit me 2.2 miliard lekë të FSHZH-së

13:14 - 14/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Kapllanaj klienti i Ramës nga PD, Agolli e gostit me 2.2 miliard lekë të FSHZH-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rama po i josh opozitarët me tendera. Një nga këta është kryetari i PD-së Fier, Agron Kapllanaj që vazhdon të fitojë miliarda lekë tendera, sidomos nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli. Kështu FSHZH ka shpallur fituese në një tender kompaninë “Shkëlqimi 07”, në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të demokratit Agron Kapllanaj. Ky i fundit është një nga mbështetësit më të mëdhenj të krahut të Lulzim Bashës dhe gjithashtu ka qenë kryetar i Degës Fier.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, (rajoni katër)” dhe me numër reference: REF-32125-06-07-2022. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike në këtë tender kanë garuar 20 kompani dhe fituese është shpallur kompania e Shkëlqim Kapllanajt, që ka ofruar më shumë se 2,2 miliard lekë, më konkretisht 226,466,200 lekë (të reja). Në total për këtë tender do të bëhet pagesa 4.3 miliardë lekë.

 

Pazaret e Kapllanit kundër qytetarëve

Kapllanaj nuk është vetëm mik i Agollit, ai duket që ka marrëdhënie mjaft të mira me të gjithë aktorët e mazhorancës. Ai ka marrë me dhjetëra tendera nga kjo qeveri dhe një pjesë të mirë pa garë dhe në shkelje të konkurrencës. Një tjetër tender e fituar nga kjo kompani është në Bashkinë e Durrësit për “Rehabilitimin e vend depozitimit të mbetjeve në Vadardhë”, me vlerë  25 milionë lekë.

Bniznesi i Kapllanajt rritet me bashkë me zullumet e qeverisë, si në rastin e prishjes së banesave të qytetarëve në zonën e “5 Majit”. Ndërsa opozita ishte ngritur në protesta kundër qeverisë për prishjen e banesave tek “5 Maji”, firma e Kapllanajt ‘Shkëlqimi 07’ u bë një prej përfitueseve në kurriz të qytetarëve.

Kapllanaj ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh tek “5 Maji”, taksa të shqiptarëve, në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranës.“Hartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk”,  thuhet në raportin e publikuar nga Open Data Albania.

 

 Mirëpo kjo kompani rezulton se gjatë këtyre viteve ka fituar edhe tendera të tjerë në bashkitë e vendit. Plot 47 tenderë ka fituar gjatë këtyre 4 viteve, kompania e vëllait të ish-kryebashkiakut demokrat. Mesa duket “ Shkëlqimi 07” është ndihmuar na PS në pushtet pasi Agron Kapllanaj mori kursin kundër njerëzve të Berishës në Fier. Kujtojmë se edhe Berisha i është vërsulur Kapllanajt duke e akuzuar për faktin se merr fonde nga qeveria “Rama”. Më së shumti ai ka përfituar tenderë për ujësjellës-kanalizime dhe procesin e rindërtimit, nga të gjitha bashkitë. Gjithashtu, me poshtë do te gjeni edhe tabelën e një studimi në të cilën kjo kompani renditet nder 11 kompanitë e klientelës së Ramës në raport me tenderët e fituar nga pushteti.

 

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAgolliAgron KapllanajFSHZHkryesore2tender

Lajme të lidhura

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli
Breaking Views

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli

13:10 - 26/04/26
Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë/ Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin
Breaking Views

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë/ Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin

22:54 - 24/04/26
Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci
Breaking Views

Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci

19:12 - 23/04/26
Para
Vendosja e reciprocitetit me Serbinë, Kurti: S’pranoj shtyrje tjetër

Kurti flet për takimin urgjent me Ramën në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’
Aktualitet

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26

Një aksident tragjik është shënuar në orët e mesditës në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë vdekjen e një...

Lexo më shumë
Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente

Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente

17:10 - 27/04/26
‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

14:45 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com