GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

09:31 - 14/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tri zjarre të mëdha brenda dy muajve (qershor-korrik), në vendgrumbullimin e mbetjeve në Lagjen 24 Maji në Vlorë, ishin lajmërimi i fundit se nëse nuk ndërhyhej në kohë, zona përreth, por edhe i gjithë qyteti do të vijonte të rrezikohej nga ndotja në nivel mjaft të lartë. Pavarësisht trajtimit të mbetjeve urbane në Landfillin e Sherishtës, që nga 26 prilli i këtij viti, Vlora ende e ka të pazgjidhur vendgrumbullimin e mëparshëm të mbetjeve në lagjen 24 Maji.

Premtimi

Për kryebashkiakun në detyrë (që dha dorëheqjen dy ditë më parë) Ermal Dredha, “lajmi i mirë” ishte se shumë shpejt kjo çështje merrte fund një herë e mirë, duke kapsuluar mbetjet ekzistuese dhe kthyer zonën në eko-park.

“Fusha e depozitimit të mbetjeve, e vjetra, shumë shpejt do të fillojë edhe pjesën e kapsulimit, siç është parashikuar në kontratën me KfW, që do të thotë se ata kanë filluar procedurën dhe pasi të përfundojë procedura shpresoj se për një 3-4 muajsh fillon zbatimi i projektit për tu kapsuluar dhe kthyer në eko-park”, tha Dredha më 13 qershor të këtij viti.

Faktoje.al ishte në Vlorë në mesin e muajit gusht dhe konstatoi se në vendgrumbullim “mali me mbetje” ishte ulur disi, pasi një fadromë e bashkisë po punonte për nivelimin e saj, por nuk kishte asnjë shenjë për kapsulimin.

Projekti ende si ide

Paçka optimizmit të kryebashkiakut tw dorwhequr Dredha se brenda tre ose katër muajve projekti, tenderimi dhe financimi do kishin përfunduar dhe nisur puna për zbatim, problematika është e pazgjidhur, ç’ka konfirmohet zyrtarisht edhe nga Bashkia Vlorë.

“Nuk ka ende një projekt përfundimtar për kapsulimin e mbetjeve në vend depozitimin e mëparshëm. Pas përfundimit të projektit, punimet për realizimin e tij do të tenderohen nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave do të kemi vlerën e kontratës për këto punime të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e vengrumbullimit të vjetër të mbetjeve urbane”, tha për Faktoje.al Bashkia Vlorë. Sipas tyre, “…është duke u përgatitur nga konsulentët e huaj, projekti përkatës i kapsulimit të vendgrumbullimit, si pjesë e Programit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta – Rajoni Vlorë, të financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW”.

Përfundimi

Premtimin e kryebashkiakut të dorëhequr Ermal Dredha për fillimin e zbatimit të projektit, brenda  3-4 muajve për kapsulimin e mbetjeve urbane në vendgrumbullimin pranë lagjes 24 Maji në Vlorë, do e konsiderojmë deri më tani të pambajtur.

/Faktoje.al/

Etiketa: mbetjeVlore

Lajme të lidhura

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë
Aktualitet

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
Para
Kriza nga lufta në Ukrainë/ Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone dhe AirPods

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi miratimin e projektbuxhetit 2026 nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak...

Lexo më shumë
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com