GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Karakaçi në “luftë” me hakerat: 2.5 MLD lekë “mbrojtja” e OSHEE, denoncohen 2 tenderat

15:20 - 26/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Karakaçi në “luftë” me hakerat: 2.5 MLD lekë “mbrojtja” e OSHEE, denoncohen 2 tenderat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa ka mbaruar njërin tender që mirëmban sistemin e faturimit dhe menaxhimit, OSHEE drejtuar nga Enea Karakaçi ka hapur prokurim të ri për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Sulmi nga hakerat iranianë, apo kushdo qofshin ata, po shfrytëzohet nga drejtuesit e ndërmarrjeve publike për të justifikuar super tenderët e mbrojtjes së sistemeve informatike.

Këtë po bën edhe kreu i OSHEE-së, Enea Karakaçi, i cili paralelisht me sulmin e hakerave në disa institucione, po bën tenderin e ri për mbrojtjen e rrjetit. Shfaqen shumë “të shqetësuar” dhe nxjerrin miliarda lekë për këto shërbime.

Administratori Karakaçi ka dërguar në listën e Agjencisë së Prokurimeve Publike tenderin me objekt “Rritja e sigurisë dhe kapaciteteve të infrastrukturës së network, Analiza e eventeve të sigurisë si dhe mbrojtja nga sulmet”. Dhe kjo siguri e sistemit të OSHEE kushtoka 1,3 miliardë lekë nga paratë që sigurohen përmes tarifave që paguajnë qytetarët. Po pse kaq dhe jo më shumë, ose jo më pak? Karakaçi nuk e tregon mënyrën si e llogariti fondin limit.

Ky tender ngjan si dy pika uji më atë vitit 2021 që u anulua për shkak të vendimit të qeverisë e cila shpalli krizën energjetike dhe u urdhërua të mos bëheshin më shpenzime nga kjo korporatë.

Dokumenti më poshtë tregon shpalljen dhe anulimin e tenderit të OSHEE me objekt  “Rritja e sigurisë dhe kapaciteteve të infrastrukturës së Network” me fond limit 138 504 390,00 lekë.

 

Me një emërtim të ndryshuar ( tani shtohet fraza “mbrojtja nga sulmet”) Karakaçi sjell tenderin që kushton afro 90 milionë lekë më pak. Të paktën paska “kursyer” Karakaçi në tenderin e këtij viti.

Sipas OSHEE, këto miliarda lekë duhen për të parandaluar sulmet. Po pse kaq urgjent! Nuk kishte përpara gjithë vitin për ta planifikuar dhe zbatuar këtë projekt? Si mund të shpallet tenderi në 22 dhjetor 2023 dhe të zhvillohet brenda muajit dhjetor?! Vetëm Karakaçi mund të gjejë ndonjë arsye, sepse nuk referencë në ligj që lejon që tenderi të zhvillohet për 1 javë.

Përse nxiton Karakaçi, apo ka ndonjë pazar për prokurimin që duhet mbyllur në rrëmujën dhe fishekzjarrët e fundvitit?

 

Denoncimi për tenderin e mirëmbajtjes  

Tenderi “Mirëmbajtje e Customer Relationship Management (CRM) nis në maj 2023 dhe u mbyll nga OSHEE në 2 tetor 2023. Ndarja e fondit prej 119 770 498,00 lekë mori kohë dhe u shoqërua me “denoncime” që çuan në anulimin e tenderit. Administratori Karakaçi me ndihmën e kryetarit të KPP, Jonaid Myzyri hoqi qafe dy pjesëmarrës duke lënë në proces vetëm bashkimin e dy kompanive.

Më datë 05.07.2023 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e BOE “Fluentgrid Limited” & “BNT Electronics” SHPK.

Dhe objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kundërshtimin e kualifikimit të operatorëve ekonomikë “Primus Albania” SHPK dhe “Kreatex” SHPK.

Kështu, më datë 8 gusht 2023, Komisioni i Prokurimit Publik pranoi ankesën e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Fluentgrid Limited” SHPK & “BNT Electronics” SHPK dhe anuloi vendimin e KVO-së mbi kualifikimin e operatorëve ekonomikë “Kreatx” SHPK dhe “Primus Albania” SHPK, si dhe “të korrigjojë shkeljet” duke i skualifikuar këto kompani.

Me këtë vendim OSHEE i dha tenderin ofertës më të shtrenjtë (117 982 224. 00 lekë) 99% e fondit limit. Ndërkaq u mënjanuan ofertat ekonomike që ishin “PRIMUS ALBANIA” sh.p.k me 86 837 040. 00 lekë dhe “KREATX” sh.p.k me vlerën e ofertës 92 400 000. 00 lekë. Pra, 300 milionë lekë më tepër është fatura e shpërdorimit të detyrës në këtë tender.

Sipas Open Data Albania, tenderi mban flamurin e kuq për shkak të riskut të lartë të korrupsionit që mbart kjo procedurë.

Çfarë po ndodh me sigurinë e të dhënave?

Vitin e kaluar hakerat iranianë sulmuan e-Albanian kur për një muaj u bllokuan shërbimet dhe të dhënat tona dolën sheshit. Pas një pauze, tani ata janë rikthyer sulmet në sistemet e tre institucioneve me rëndësi. Së pari, ditën e djeshme u njoftua se për disa orë linja e ‘One Albania’ nuk funksiononte për shkak se kishin ndërhyrë hakerat. Disa orë më pas u sulmua edhe sistemi i “Air Albania”. Me anë të një postimi në Telegram, “Homeland Justice” njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë, por nuk japin shumë detaje, pasi paralajmërojnë se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.

“Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës. ëëë.airalbania.com.al. Prisni lëvizjen tonë të radhës…“!

Sulmi ka nisur një ditë më parë dhe është i llojit ‘Data breach’, cenim i të dhënave me ‘ransomware’, i realizuar përmes Lockbit.

Grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike mirëpo mësohet se i kanë vendosur datën 14 shkurt si afati i fundit për të paguar shumën.
Por, nuk mbaroi me kaq! Disa orë mё pas, grupi i hakerave ka njoftuar se faqja e Kuvendit është në duart e tyre. Në mesazhin e tyre “Homeland Justice” ka kërcënuar deputetët shqiptarë duke thënë se të gjithë ata që janë të korruptuar shumë shpejt do të shkatërrohen. “Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”.

Ndërsa institucionet paguajnë miliarda lekë për sigurinë e sistemeve, hakerat nuk e kanë problem të thyejnë “mbrojtjen” e realizuar me tendera të korruptuar.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimHakerakarakaciOSHEEtender

Lajme të lidhura

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
Para
Mbaj shënim këto data të 2024-s, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin

Mbaj shënim këto data të 2024-s, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com