GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Karamuço: Vrasja e Lekstakaj, nuk më bind pista e hakmarrjes

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje nga vrasja/ Viktima u qëllua me breshëri, autorët të maskuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e së mërkurës në Balldre të Lezhës.

Ditën e sotme policia bëri me dije se në Gjadër të Lezhës është gjetur një makinë e djegur, brenda së cilës është konstatuar dhe një armë zjarri.

Sipas policisë makina e gjetur ishte raportuar më herët si e vjedhur, dhe dyshohet se mjeti dhe arma e gjetur, janë përdorur ditën e djeshme nga autorët që ekzekutuan 42-vjeçarin Nikolin Lekstakajn.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, është shprehur sot lidhur me këtë ngjarje se djegia e makinës shuan provat, dhe e vetmja mundësi që i mbetet organeve janë dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë.

“Tani me djegien e makinës, provat biologjike shkojnë drejt pamundësisë për t’u identifikuar. Nuk e di se në çfarë përmasash është djegur makina. E vetmja gjë mbeten dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë”, tha Karamuço për “Special Report”, në Abcnew.

Eksperti Karamuço u shpreh se ai ende nuk është i bindur nëse kjo vrasje është kryer për hakmarrje dhe sipas tij policia duhet të ketë kujdes me dhënien e motiveve, pasi rrezikon të nxehë gjakrat mes fiseve edhe më shumë.

Karamuço theksoi se fillimisht duhet hetuar nëse ky person ka pasur konflikte të tjera me persona të tjerë, a ka qenë përfshirë në ngjarje të tjera dhe më pas të dilet në përfundim nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo.

“Mesa jam i informuar, kjo sagë është tanimë diku te 7-8 persona që kanë humbur jetën. Unë nuk jam i bindur që mund të jetë atentat për hakmarrje. Policia nuk duhet të nxitojë, sepse duke thënë për motive gjakmarrje rrezikon të nxehë gjakrat. Duhet para a ka pasur konflikte të tjera ky person. Ka shumë arsye komplekse që duhen hetuar për të dalë në përfundimin nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo”, tha Karamuço.

Pista e vetme deri më tani e policisë është ajo e hakmarrjes, pasi fisi Lekstakaj prej gati 3 dekadash është në hasmëri me fisin Nikulaj.

Kujtojmë që rreth 3 muaj më parë u ekzekutua në ambientet e biznesit të tij, Ardian Nikulaj. Për ekzekutimin e Nikulajt u arrestua në Britaninë e Madhe, Edmond Haxhia, ky i fundit ka lidhje familjare me 42-vjeçarin e vrarë ditën e djeshme.

Etiketa: KaramucoKryesore1LekstakajVrasje

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Kim “nuk do të shohë me sy” motrën e saj për arsyen e…

Kardashian ‘nuk përmbahet’ gjatë ushtrimeve fizike (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com