GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi

16:49 - 16/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jani Karathanos, biznesmeni grek i koncesionit të Laboratorëve të Spitaleve, ia ka gjetur anën edhe ministres Albana Koçiu. Këtij nuk i mjaftojnë paratë e koncesionit, por merr edhe tenderat e spitaleve për pajisje mjekësore dhe reagentë. Drejtuesit e spitaleve e bëjnë këtë me urdhër të ministres. Dhe në këto raste procedurat kanë qenë të paligjshme dhe të manipuluara. Brenda dy muajve kompania e afaristit grek “Pegasus” ka xhiruar më shumë se 1.6 miliardë lekë.

Spitali turk i jep grekut kontratën 460 milionë lekë

Po e nisim me Spitalin e Erdoganit apo siç quhet Spitali Rajonal “Memorial” Fier. Objekti i Tenderit është “Blerje kite reagent për Laboratorin Klinik Biokimik” me Fondin Limit 45 833 234,00 lekë pa TVSH. Tenderi u njoftua më 10 mars 2025 dhe u mbajt formalisht më 11 prill 2025. Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm kompania “PEGASUS” sh.p.k.

Open Data Albania e ka klasifikuar tenderin me mungesë konkurrence dhe e ka shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Cila drejtoreshë e “Nënë Terezës” përfitoi nga Karathanos?

Karathanos i mbështetur nga ministrja Albana Koçiu, nuk ndalet së marri para nga tenderat, por edhe drejtoreshat kanë rolin e tyre. Kështu, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Karathanos ka marrë tenderin “Blerje materiale mjekimi për shërbimin e okulistikës, për 24 muaj”. Fondi Limit i këtij tenderi është 12 410 000,00 lekë pa TVSH. Sipas dokumenteve, tenderi është shpallur më 3 prill 2025 dhe është mbajtur 18 prill 2025.

Këtë radhë, Karathanos ka pasur konkurrent një operator ekonomik me ofertë zero (0) lekë. Kompania e dytë pjesëmarrëse është  “ECO-PROJECT ALBANIA” Sh.p.k. Komisioni e skualifikoi këtë “konkurrent” sepse oferta rezulton të jetë pa ofertë ekonomike dhe pa dokumentacion teknik dhe ligjor, për këtë arsye është e pavlefshme. Pronari i kësaj kompanie është Elvis Xhaferri, person i afërt me “Rilindjen” që merr tendera publikë nga njësitë vendore dhe qendrore. Në këtë tender pjesëmarrja e tij shërben vetëm që tenderi të mos quhet me një pjesëmarrës.

Me ofertën 12 370 000,00 lekë, gati sa fondi limit, Karathanos është shpallur fitues, më 5 qershor 2025.

Letrat e këtij tenderi u bënë nga ish-drejtoresha e QSUT, Alma Cani, por fituesin e shpalli drejtuesja e re Donjeta Bali, e cila mori detyrën më 29 maj 2025. Drejtoreshat ikin dhe vijnë, por firmat mbeten në letrat e tenderave.

Super tenderi që Irena Qendro i dha Karathanos

Në këtë valë, Karathano mori tender edhe nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, e cila drejtohet nga Irena Qendro. Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Blerje kite, reagentë dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm për testime në laboratorin e agjentëve infektivë”.

Tenderi është regjistruar më 20 janar 2025 në Agjencinë e Prokurimit Publik  dhe është mbajtur më 20 shkurt 2025. Fondi Limit i dedikuar për kompaninë e Karathanos është plot 107 619 000,00 lekë pa TVSH.

Çuditërisht Karathano edhe në këtë tender ka pasur një konkurrent me ofertë zero (0) lekë. Është i njëjti person, që mori pjesë në tenderin e QSUT më sipër, pa lidhje me mjekësinë. Këtë radhë, Elvis Xhaferri paraqitet me kompaninë tjetër në pronësinë e tij, e cila quhet “QENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT”. Kjo “ofertë” është skualifikuar pasi, sipas komisionit, “nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar ne kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për kualifikim”.

Në këto kushte, më 26 mars 2025, “Pegasus” SHPK u shpall fituese megjithëse kishte ofertën shumë të lartë: 106 174 000,00 lekë pa TVSH.

Theksojmë se edhe vitin e kaluar këtë prokurim e mori kompania “Pegasus”. Open Data Albania e cilësoi me risk korrupsioni dhe e shënoi me “Flamur të kuq”.

Afaristi grek merr tendera me porosi të ministres

Afaristi Janis Karathanos është pronar i AB Laboratory Solutions BV, një shoqëri holandeze me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 24.08.2007 sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër regjistri 27304774, me seli në Laan van Meerdervoort 1224, Hagë.

Qysh prej vitit 2020, laboratorët mjekësorë në spitalet universitare, rajonale dhe lokale i janë dhënë me koncesion oligarkut shqiptaro grek Janis Karathano për një periudhë 10-vjeçare. Ky koncesion i është dhënë një konsorciumi firmash, “Laboratory Networks”, me seli në Shqipëri, Holandë dhe Francë, për një vlerë totale prej 130 milionë eurosh. Sipas marrëveshjes, spitalet janë të detyruara të ndihmojnë firmën koncesionare, pavarësisht se shërbimi është privatizuar.

Përfitues i koncesionit është Karathanos, ndërsa ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur si përfaqësuese e shtetit. Pas realizimit të këtij koncesioni, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar shkelje të rënda dhe ka rekomanduar anulimin e tij. Raporti është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ka regjistruar procedim penal për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Prokuroria ka konfirmuar se hetimi është ende në fazën paraprake dhe koncesioni është nën hetim që nga viti 2022.

Po ashtu, raporti ka kallëzuar anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe disa zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-ministren Manastirliu, për miratimin e fituesit që nuk e meritoi këtë kontratë.

Megjithëse Karathanos ka një hetim mbi kurriz vijon aktivitetin, duke u paguar vit pas viti. Madje të gjitha spitalet bëjnë herë pas here tendera për të mbushur arkën e koncesionarit. Janë 125 kontrata që janë fituar nëpër spitale nga kjo kompani, të gjitha janë marrë me favorizim dhe porosi nga ministria.

Përmendim rastin e fundit të Spitalit Rajonal të Beratit, i cili thotë se ka marrë disa udhëzime edhe në janar 2025, dërguar në formë elektronike me datë 29 janar 2025 nga Ministria e Shëndetësisë “për lejimin e prokurimit për blerje kite, reagent dhe materiale konsumi laboratorik”.

Mjafton vetëm ky udhëzim për ta çuar në burg ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila shkel barazinë në tendera. Nuk e dimë se ku e gjejnë guximin ministrja dhe drejtoreshat, por duket qartë se Karathanos po merr favore prej tyre.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: albana kociuJani Karathanoskoncesioni i laboratorevetendera

Lajme të lidhura

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
Aktualitet

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25
Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25
GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas
Aktualitet

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

13:30 - 20/12/25
Para
Izraeli sulmon Sirinë, goditet selia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane

Izraeli sulmon Sirinë, goditet selia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com